Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Qëndroni në shtëpi që të mos përfundoni te ky tubi”, mjeket japin mesazhin e fortë nga spitali i Durrësit

09:29 16/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Dy mjeke kanë dhënë një mesazh për shqiptarët nga spitali i Durrësit.

Ato u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, në këtë kohë kur COVID-19 ka infektuar 42 persona në Shqipëri.

Mjeket kanë treguar ambjentet se ku kryhen operacionet si dhe tubin, i cili shërben për intubimin e personave që nuk marrin dot frymë.

Mesazhi i tyre për shqiptarët është: ”Qëndroni në shtëpi që të mos përfundoni te ky tubi”.

Më tej mjeket kanë falenderuar të gjithë ata që i duartrokitën, gjest për të cilin thonë se i dha forcë.

“Unë së bashku me kolegen time kemi vendosur që t’ju përcjellim një mesazh në një formë më praktike. Ju flasim nga salla kirurgjikale e Traumës dhe ju tregojmë disa gjëra. Ky është shtrati ku kryen operacionet dhe këtu përfundojnë të gjithë ata që kanë probleme të rënda. Ky është një tub që shërben për t’u ardhur në ndihmë personave që nuk marrin dot frymë dhe intubohen. Ajo që dua t’ju them është: Qndroni në shtëpi! Qëndroni në shtëpi që të mos përfundoni tek ky tubi. Dje na dhatë shumë forcë me duartrokitjet tuaja, që të bëhemi më të përgjegjshëm. Një shprehje popullore thotë se njëra dorë ndihmon tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Njëra dorë jemi ne, tjetra jeni ju, ju lutem mund të bëjmë diçka që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të rëndomtë që të gjithë të përqafohemi të shëndetshëm. Ju përshëndesim dhe Zoti qoftë me me, zoti qoftë me ju, zoti qoftë me të gjithë shqiptarët“, shprehet mjekja në video.

Aktualisht në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 42.

Nga këto 17 të prekur ndodhen te Infektivi, ku 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Qytetet ku janë shënuar rastet janë Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja, Rrogozhina dhe Elbasani.

Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, qeveria ka ndërmarrë një sërë masash, duke filluar nga mbyllja e lokaleve, shkollave, ndërprerja e transportit urban, ndalimi i qarkullimit të makinave private.

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje spitaleve private ditën e djeshme, që të bashkëpunojnë në këtë situatë të vështirë, ose do të gjobiten me 5 milion lekë.

Masa administrative Rama paralajmëroi edhe për bizneset që rrisin çmimet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koronavirusimjekespitali i durresit

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Kërcënoi nusen e djalit se do ta vriste, arrestohet 65-vjeçari në Lezhë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip