Skip to content
Kryesore

Qëlloi në ajër me pistoletë në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 24-vjeçari

· 1 min lexim

Një 24-vjeçar i cili qëlloi në ajër me armë zjarri pistoletë teksa lëviztë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërkohë që pamjet teksa i riu shkrepte armën u shpërndanë në rrjetet sociale. 24-vjeçari ka qëlluar në ajër me pistoletë gjatë një ceremonie martesore, teksa një autokolonë me dasmorë kalonte në autostradë.