Skip to content
Kronikë

Qëlloi me thikë nënën e tij, zbardhet dëshmia e djalit: Kam tentuar edhe njëherë tjetër

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në  Kamëz, ku djali plagosi me thikë nënën e tij.

Ajet Lleshi nga Burreli, goditi me thikë në pjesën e barkut nënën e tij, Safie Sina, pasi donte të hakmerrej për vrasjen e të atitt.  Safia ka vrarë burrin e saj, babanë e Ajetit para 10 vitesh dhe ka bërë 9 vite burg.  Ndërkohë që është zbardhur dëshmia që autori ka bërë: “E plagosa, se nuk ia fal dot vrasjen e babait. E kam tentuar edhe njëherë tjetër, po nuk ia arrita dot”!

56-vjeçarja, e martuar dy herë, kishte ardhur te nëna e saj në rrugën “Jusuf Gervalla”, pasi jeton në Kavajë.

Ngjarja që tronditi Tiranën ndodhi orëve të paradites, ndërsa një grua u gjet në rrugë me plagë thike në shpinë. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë, ndërkohë që më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, ku mjekët kanë treguar se është në parametra jetësore.

Ajo i ka thënë Policisë se është sulmuar nga i biri i saj i vetëm, teksa po shkonte te shtëpia e mamasë së saj në Tiranë. Policia e Tiranës është vënë në kërkim të tij dhe më pas është lajmëruar Policia e Burrelit për të nisur kërkimet.

Pas disa orësh, është bërë e mundur të vihet në pranga pasi ishte i fshehur në zonën e Klos Katund. Djali nuk ka bërë rezistencë dhe iu ka treguar edhe shkakun që ka ndërmarrë aktin e rëndë të plagosjes së nënës së tij.