Skip to content
Të Gjitha

Që nga mbyllja e lokaleve te puna në distancë, hyn në fuqi urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

· 2 min lexim

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka hyrë në fuqi.

Lokalet e natës, palestrat, pishinat, ambjetet e mbyllura me lodra për fëmijë, qëndrat e internetit dhe argëtimit, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 3 prill.

Gjithashtu deri më këtë datë janë ndaluar aktivitetet sportive, sociale, ekskursionet mësimore brenda dhe jashtë vendit, konkurset e shkollave dhe të punësimit.

Ndërkohë tavolinat në lokale duhet të jenë në distancë prej 2m nga njëra-tjetra.

Institucionet publike dhe private ndërkohë, duhet të marrin masa për punë në distancë, si dhe të aplikojnë shërbimin online kur është e mundur.

Përsa i përket punonjësve që janë në kontakt me publikun, duhet të pajisen me mjete mbrojtëse.

Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë skedën e vetëdeklarimit dhe të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Organet e shërbimit postar do të vijojnë punën, por duhet të shmangin grumbullimet e njerëzve.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 12 të infektuar me koronavirus, ndërsa janë marrë 157 mostra.

Pacienti zero është një 28-vjeçar i cili u kthyer nga Firenze, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit.

Ai infektoi më pas babanë dhe tre të afërm.