Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pylli i lagjes “Plepat e Brukës” në rrezik nga ndërtimi i firmës private, banorët apel institucioneve

23:58 26/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Pylli i lagjes “Plepat e Brukës” në Laknas, është i rrezikuar nga ndërhyrjet e firmës private “BioProducts” shpk. Biznesi në fjalë është duke u përpjekur që prej vitit 2018 që të ndërtojë një thertore në këtë zonë, të prezantuar ai “agroturizëm”.

Banorët nuk kanë qenë dakord me projektin, pasi e shohin si përvetësim i një hapësire publike me pyje, të cilën ata e kanë mbjellë dhe e kanë ruajtur dhe që mbron mjedisn e zonës nga ndotjet dhe erozioni. Ata janë mbledhur me njëri-tjetrin dhe kanë dërguar disa kërkesa pranë bashkisë Kamëz, Komisariatit të Policisë nr. 5 në qytet, Kryetarit të Bashkisë Rakip Sulit dhe 41 këshilltarëve të Këshillit Bashkiak. Banorët kërkojnë që institucionet të jenë të pranishëm fizikisht dhe të njoftojnë nëse kanë dhënë eje apo nëse janë në dijeni për ndërhyrjen e kompanisë.

Nyje.al shkruan se sipas banorëve, javën e ardhshme firma private do të fillojë punimet në zonë, pa pritur të përfundojë procesi gjyqësor në shkallë të parë të Gjykatës Administrative, duke dalë ëkshtu kundër çdo parashikimi ligjor. Procesi gjyqësor ka nisur prej vitit 2019 dhe seanca e radhës pritet të jetë në shtator. Vendimi i ndërmjetëm në shkallën e parë ka siguruar pezullimin e punimeve, mirëpo në dhjetor të vitit 2020 Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar masën e sigurisë duke i hapur rrugën firmës për të nisur ndërtimin.

Nga institucionet përkatëse siç është Policia e Kamzës apo Bashkia e Kamzës, nuk ka pasur asnjë konfirmim nëse firma private do të fillojë punimet apo jo.

Bashkia e Kamzës ka një kontratë 20-vjeçare me firmën “BioProducts”, që është lidhur që në vitin 2018, kur në krye të institucionit ka qenë Xhelal Mziu. Pasi në krye të Bashkisë erdhi Rakip Suli, banorët janë përpjekur disa herë ta takojnë e t’i kërkojnë prishjen e kontratës, por asnjë veprim institucional nuk është ndërmarrë.

Aktivistët e Grupit ATA në korrik të këtij viti propozuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të merret nisma për të ndryshuar zërin kadastral të Plepave të Brukës, dhe për ta bërë atë nga “zallishte”/”ranishte” në “pyll”.

Kryebashkiaku Suli dhe kryetari i Këshillit, Ali Dauti nuk kanë rënë dakord me këtë propozim, me argumentin se nuk mund të dalin mbi gjykatën, edhe pse Këshilli Bashkiak ka kompetencë ta shpallë një zonë të tillë, nëse i plotëson të gjitha kushtet fizike për t’u shpallur zonë e mbrojtur pyjore.

Për projektin e thertores janë miratuar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis, Leja e Zhvillimit dhe Leja përkatëse e ndërtimit, akte të cilave aktualisht ju ka përfunduar afati ligjor përkatës, megjithëse banorët kanë dyshime se leja mund të jetë rinovuar nga Bashkia e Kamzës.

Banorët e Laknasit kanë marrë edhe shkresën nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), që në shkurt të vitit 2021, e cila saktëson se muk duhet të ketë ndërhyrje dhe prerje drurës, pasi 200 banorët e zonës rrezikohen nga prurjet e lumit të Tiranës dhe erozioni. Banorët shpresojnë se IKMT-ja do të ndërhyjë për të mos lejuar ndërtime, ndërsa kanë bërë thirrje për mbështetje nga komuniteti i Kamzës dhe më tej.

 

 

Etiketa: firma privatelaknasne rrezikplepat e brukes

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para
Horoskopi për ditën e sotme, 27 gusht 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 27 gusht 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.