Skip to content
Bota

Putin shuan dyshimet, vaksinohet nesër për COVID-19 me Sputnik V

· 2 min lexim

Presidenti Vladimir Putin hodhi poshtë kritikat e huaja ndaj vaksinës së koronavirusit ruse, Sputnik V dhe tha se ai planifikonte të merrte një vaksinë vetëditën e nesërme.

Vaksina ruse e sponsorizuar nga shteti ende nuk është aprovuar për përdorim të gjerë në vendet perëndimore, megjithë insistimin e Moskës se është e sigurt dhe efektive dhe ngadalësimet e fushatave të vaksinimit në Evropë. Kritikët në Perëndim kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me vaksinën dhe e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e saj si një mjet propagande, por Putini i quajti komentet e tilla “të çuditshme” dhe tha se jeta e njërëzve po rrezikohej.

“Ne nuk po i imponojmë askujt asgjë … Interesat e kujt po mbrojnë njerëz të tillë – të kompanive farmaceutike apo interesat e qytetarëve të vendeve evropiane?” tha ai në një takim televiziv me zyrtarë shëndetësorë.

Pas muajsh pyetjesh se kur do të vaksinohej vetë 68-vjeçari tha se planifikonte ta bënte këtë gjë të martën.

“Vaksinimi është sigurisht zgjedhja vullnetare e çdo personi …Kam ndërmend ta bëj vetë nesër,” tha ai.

Rusia regjistroi Sputnik V në gusht, përpara provave klinike në shkallë të gjerë, duke shkaktuar shqetësime midis shumë ekspertëve mbi procesin e shpejtë. Shqyrtimet e mëvonshme kanë qenë kryesisht pozitive, me rezultatet kryesore të botimit të revistës mjekësore Lancet që e tregojnë atë të sigurt dhe më shumë se 90 përqind të efektshme.

/channelneësasia/