Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Putin: Lidhjet Rusi-Serbi i kontribuojnë sigurisë në Evropë

21:05 14/02/2022
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë, duke i thënë se marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen në mënyrë dinamike dhe në frymë të partneritetit strategjik, njoftoi të hënën Presidenca e Serbisë.

“Është vendosur një dialog përmbajtjesor dypalësh dhe bashkëpunimi në fusha të ndryshme sjell rezultate të mira. Jam i sigurt se zhvillimi i mëtejshëm i lidhjeve konstruktive ruso-serbe u përgjigjet plotësisht interesave të popujve tanë vëllazërorë dhe kontribuon në forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinentin evropian”, thuhet në urimin e Putinit, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Letra e tij vjen në kohën e tensioneve të larta midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të grumbullimit të ushtrisë ruse në kufi me Ukrainën. Disa vende perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia po përgatitet për të pushtuar Ukrainën dhe SHBA-ja ka thënë se sulmi mund të nisë “në çdo moment”.

Rusia mohon se ka plane për pushtim, pavarësisht grumbullimit të mbi 100,000 ushtarëve dhe stërvitjeve ushtarake në kufijtë me Ukrainën. Shteti rus ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe se nuk do të pranojë në radhët e saj vendet ish-sovjetike, përfshirë Ukrainën.

SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesat ruse për zgjerimin, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës. Serbia, sikurse edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, u ka rekomanduar qytetarëve të saj, që aktualisht banojnë në Ukrainë, të shqyrtojnë mundësinë e largimit të përkohshëm nga territori i atij vendi. Serbia nuk është anëtare e NATO-s dhe zyrtarët e saj vazhdimisht përsërisin se nuk do të heqin dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak.

Pavarësisht kritikave nga Brukseli, Serbia vazhdon bashkëpunimin ekonomik dhe ushtarak me Rusinë. Vuçiç dhe Putin janë takuar për herë të fundit në Soçi të Rusisë, më 25 nëntor, 2021, kur kanë diskutuar për çështjen e furnizimit me gaz në Serbi, situatën me Kosovën dhe çështje të tjera dypalëshe./REL

Të tjera

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike
Bota

Zyrtare: Irani tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 pas tensioneve politike

Kombëtarja e Iranit është tërhequr zyrtarisht nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026, turne që do të zhvillohet në SHBA,...

15:37 11/03/2026
Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë
Bota

Pakistani shpall “luftë të hapur” ndaj talebanëve, bombardime në Kabul e Kandahar, mbi 130 të vrarë

Situata mes Pakistanit dhe Afganistanit ka hyrë në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, pasi qeveria pakistaneze shpalli “luftë të hapur”...

10:39 27/02/2026
Para
Sekuestrohen 100 mijë euro drogë e destinuar për të rinjtë, arrestohet shqiptari

Sekuestrohen 100 mijë euro drogë e destinuar për të rinjtë, arrestohet shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

Nafta në krizë: rajoni ul taksat, Shqipëria mbetet ndër më të shtrenjtat

14:22 21/03/2026
100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

100 mln euro borxhe të “Air Albania”, Qeveria Rama i merr përsipër me taksat tona

13:47 21/03/2026
Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

11:52 21/03/2026
Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.