Skip to content
Të Gjitha

Punonjës fasonerie dhe të afërm të tyre, konfirmohen 8 raste të reja me COVID-19 në Krujë

· 1 min lexim

Në qytetin e Krujës janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19.

Sipas “Dosja.al”, të prekurit janë punonjës fasonerie dhe të afërm të tyre.

Mësohet se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe janë vetëkarantinuar nëpër banesa.

Me rastet e reja, numri i të prekurve në Krujë ka shkuar në 115.

Kruja është një nga qytetet më problematikë përsa i përket situatës së COVID-19.

Vatra të koronavirusit në këtë qytet janë bërë fasoneritë, punëtorë të së cilës e kanë përhapur virusin deri në Kurbin dhe Fushë Krujë.

Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është 750, në mesin e të cilëve 431 të shëruar dhe 30 viktima.

Prej më shumë se dy javësh, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të prekurve aktiv.