Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Punësimi bie në fillim të vitit 2025, pavarësisht rritjes ekonomike: Rënia më e madhe në bujqësi

23:44 25/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Pavarësisht sinjaleve pozitive për rritje ekonomike, punësimi në Shqipëri ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit 2025, kryesisht si pasojë e tkurrjes së ndjeshme në sektorin e bujqësisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, shkalla e punësimit për popullsinë mbi 15 vjeç ishte 58,3 %, me një ulje vjetore prej 0,8 %. Rënia më e madhe është regjistruar në sektorin bujqësor, me 9,3 %, ndërkohë që punësimi në industri është rritur me vetëm 0,1 % dhe në sektorin e shërbimeve me 6,4 %.

Krahasuar me tremujorin paraardhës, punësimi është rritur me 0,3 %. Ndërkohë, bujqësia ka pësuar ulje me 2,7 %, industria me 0,8 %, ndërsa shërbimet kanë shënuar rritje me 3,3 %.

Shkalla zyrtare e punësimit për moshën 15–64 vjeç ka arritur në 69,5 %, me një rritje prej 1,2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Po ashtu, edhe krahasuar me tremujorin e katërt të 2024-s, rritja është 1,1 pikë përqindje.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë për popullsinë mbi 15 vjeç është 8,7 %, me një ulje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje si në raport me të njëjtin tremujor të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin paraardhës. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për grupmoshën 15–64 vjeç është rritur në 76,7 %.

Gratë vijojnë të jenë më pak të përfshira në tregun e punës sesa burrat. Përkatësisht, pjesëmarrja e grave në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat arrin në 82,8 %, me një diferencë prej 12 pikë përqindje. Kjo pjesëmarrje është rritur me 1,5 pikë përqindje për gratë dhe me 0,9 pikë përqindje për burrat, krahasuar me një vit më parë.

Tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 54,5 %. Ky tregues ka shënuar rënie me 0,5 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë 2024, por ka njohur një rritje prej 0,9 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për moshën 30-64 vjeç, pjesëmarrja arrin në 85 %.

Shkalla e punësimit për burrat e moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Të dyja grupet kanë shënuar rritje vjetore përkatësisht me 1,4 dhe 1,0 pikë përqindje.

Të rinjtë rezultojnë me një shkallë punësimi prej 44,8 %, me një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar dhe tremujorin e katërt 2024. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e punësimit arrin në 78,6 %.

Sa i përket papunësisë, në tremujorin e parë 2025 ajo është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Në raport me një vit më parë, papunësia për burrat ka rënë me 0,6 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 0,4 pikë përqindje.

Papunësia e të rinjve (15–29 vjeç) ka rënë në 17,9 %, me një përmirësim prej 2,4 pikë përqindje në terma vjetorë dhe me 1,3 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e katërt 2024. Për grupmoshën 30–64 vjeç, papunësia është 7,5 %, në rritje me 0,4 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Popullsia ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) përbëhet kryesisht nga persona që kryejnë detyra shtëpiake (17,2 %), janë në pension (12,3 %), ose kanë paaftësi të përhershme për punë (15,2 %). Ndërkohë, 2,5 % e tyre nuk kërkojnë punë për shkak të bindjes se nuk ka vende të disponueshme, duke u klasifikuar si të papunë të dekurajuar.

Ndër të rinjtë jo-aktivë, 72,7 % janë nxënës, studentë ose në trajnim, dhe vetëm 1,1 % klasifikohen si të dekurajuar. Tek popullsia jo-aktive 30-64 vjeç, të dekurajuarit përbëjnë 15 % të totalit.

Të lidhura

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë
Aktualitet

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

Në tremujorin e parë 2024 numri i të punësuarve në sektorin shtetëror arriti në 185,387 persona, një rekord ky që...

10:37 26/06/2025
Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës
Aktualitet

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

“Torturuesit nuk duhet të lejohen kurrë të shpëtojnë nga përgjegjësia për krimet e tyre, dhe sistemet që e mundësojnë torturën...

10:11 26/06/2025
Para
Horoskopi sot: 15 Qershor 2025

Horoskopi sot: 26 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë

10:37 26/06/2025
Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

10:11 26/06/2025
Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë, arrestohet shoferi

Aksidentoi 3 fëmijët me monopatinë në Tiranë, arrestohet shoferi

09:53 26/06/2025
Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 26-vjeçari

09:34 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.