Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pullat fiskale në mars?/ Ministria e Financave nuk jep datë të saktë

14:39 28/02/2025
Reading Time: 3 min lexim

Bizneset që janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me vështirësi serioze për shkak të mungesës së pullave në dogana.

Kjo situatë ka bllokuar futjen e mallrave në treg, duke vënë në rrezik kontratat me furnitorët e huaj dhe duke shkaktuar humbje të konsiderueshme financiare.

Për këtë arsye, bizneset kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur dëme të mëdha në aktivitetin e tyre.

Pas dy muajsh paqartësi, Ministria e Financave ka reaguar sot përmes një njoftimi për mediat, duke deklaruar se pullat fiskale do të jenë gati në mars, kur shoqëria e re të nisë aktivitetin.

Megjithatë, nuk është përcaktuar një datë e saktë dhe nuk është dhënë asnjë shpjegim mbi mënyrën se si do të mbulohen humbjet e bizneseve të prekura nga ky ngërç.

Njoftimi i Ministrisë së Financave

Ministria e Financave ka ndjekur me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme shqetësimet e ngritura nga biznesi në lidhje me prodhimin e pullave fiskale, ndaj nëpërmjet këtij njoftimi, dëshirojmë të sqarojmë në mënyrë të plotë dhe shterruese se:

Prodhimi i pullave fiskale deri më datë 31.12.2024 është kryer nga shoqëria koncesionare sipas kontratës së koncesionit “Për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave” të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave, si Autoritet Kontraktues dhe shoqërive “SICPA Security Solutions S.A” dhe “SICPA Security Solutions Albania sh.p.k” të miratuar me ligjin nr. 10381, datë 24.02.2011, i ndryshuar me ligjin nr. 17, datë 16.02.2023.

Me përfundimin e kësaj kontrate, si dhe me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale nëpërmjet shoqërive shtetërore, gjatë vitit 2024 u ndërmorën ndryshimet e nevojshme ligjore për ngarkimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, që vetë, ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, të mund të kryejë prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale.

Për këtë qëllim, në zbatim edhe të ligjit nr. 145/2020 “Për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”, një nga iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Financave, po punohet për krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.
Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështjetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.

Shoqëria e re do të fillojë veprimtarinë gjatë muajit Mars 2025, duke siguruar një sistem të sigurt, si dhe një cilësi të lartë në procesin e prodhimit e kontrollit të pullave fiskale.

Ministria e Financave dëshiron të sjellë në vemendje se periudha tranzitore nga përfundimi i kontratës së Koncesionit, deri në fillimin e prodhimit të pullave fiskale nga shoqëria, mbulohet nga neni 109, pika 9, e ligjit “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë”, që ka parashikuar të drejtën e përdorimit të pullave të porositura, deri me datë 31 mars 2025.

Ministria e Financave shpreh bindjen e plotë se përmirësimi i efikasitetit të sistemit të pullave fiskale do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të procesve tregtare që garantojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Etiketa: Ministria e Financavepullat fiskale

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Aksident në Sarandë-Krane, inspektori humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

E reja plagos me thikë të dashurin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.