Skip to content
Të Gjitha

Publikojnë emrat e punonjësve të SHISH, hakerat iranianë i japin goditjen fatale shtetit shqiptar

· 2 min lexim

Hakerat iraninë nuk ndalen në publikimin e të dhënave të rëndësishme të sistemeve që kanë instuticionet e vendit tonë.

Mbrëmjen e djeshme hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.  Pra konkretisht hakerat i kanë dhënë një goditje të fortë Shqipërisë, duke nxjerrë “sheshit” të dhënat e punonjësve të SHISH-it.

Pjesë e të dhënave janë emrat, email-et dhe numrat e telefonit të rreth 600 punonjësve.

Vlen të theksojmë se ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.

Evidentojmë se teksa kryeministri Rama disa ditë më parë “siguroi” shqiptarët se të dhënat e tyre janë të sigurta, si për ironi sot “dolën sheshit” informacionet e tij.  Disa  javë më parë “Homeland Justice” nxori të dhënat e ish-kreut të SHISH,  Helidon Bendo dhe bashkëshortes së tij.  Ata kanë publikuar edhe hyrje-daljet e saj nga Shqipëria. Në dokumente shihet sa herë gruaja e ish-kreut të SHISH e ka kaluar kufirin shqiptar, nga cila pikë kufitare ka dalë dhe me çfarë mjeti ka udhëtuar.