Rezultatet e numërimit elektronik në Vorë dhe në Njësinë 10 të Tiranës konfirmojnë fitoren e Partisë Socialiste në të dyja zonat.
Në Vorë, pas përfundimit të procesit të numërimit në të gjitha 44 qendrat e votimit, Partia Socialiste ka siguruar 8.082 vota, duke marrë 57.09% të mbështetjes.
Forca e dytë ka dalë koalicioni PD-ASHM me 4.803 vota (33.93%), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë përqindje më të ulëta:
• PSD: 330 vota (2.33%)
• Partia Mundësia: 313 vota (2.21%)
• NISMA-SHB: 260 vota (1.84%)
• BASHKË: 142 vota (1.00%)
• KEA: 109 vota (0.77%)
• DZH: 45 vota (0.32%)
• LA dhe AKSH: nga 25 vota (0.18%)
• ADR: 22 vota (0.16%)
Në Njësinë 10 të Tiranës, PS ka siguruar 5.304 vota, që përfaqësojnë 49.03% të totalit. PD-ASHM ndjek me 3.498 vota (32.34%).
Më poshtë janë rezultatet për subjektet e tjera:
• Partia Mundësia: 694 vota (6.42%)
• BASHKË: 397 vota (3.67%)
• NISMA-SHB: 319 vota (2.95%)
• KEA: 220 vota (2.03%)
• PSD: 222 vota (2.05%)
• DZH: 97 vota (0.90%)
• AKSH: 31 vota (0.29%)
• LA: 28 vota (0.26%)
• ADR: 7 vota (0.06%)