Personi i fotografuar është Klodjan Saliaj, i cili nga Vlora, ka kryer një akt të dhunshëm në Greqi duke sulmuar një të moshuar. Në një tentativë grabitjeje, ai ka hyrë në shtëpinë e një 73-vjeçari në Agia Efimia, ku e ka sulmuar me thikë, goditur rreth 10 herë në bark dhe në shpatull. Në këtë ngjarje, ai shoqërohej nga një bashkatdhetar 18-vjeçar, Xheladin Bejaj. Pas sulmit, grabitësit kanë larguar vendin. Viktima, e cila ka arritur të dalë në rrugë, është dërguar në spitalin e Argostolit për një operacion urgjent. Më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, është transportuar me helikopter në Spitalin Universitar të Janinës. Autoritetet greke kanë ndjekur ngjarjen dhe në fund të ditës së enjtes, dy shqiptarët, Klodjan Saliaj dhe Xheladin Bejaj, janë arrestuar nga efektivët e Sigurisë së Argostolit dhe Ekipi për Parandalimin dhe Shuarjen e Krimit (OPKE) të Kefalinisë.
“Rrezikon të mbytet fshati, këta kriminelë nuk hapin kanalet”/ Banorët e Çiflikut shpërthejnë në protestë: Na bëhet presion, askush nuk vjen të zgjidhë problemin
Tension, zemërim dhe frikë. Kjo është panorama në fshatin Çiflik të Bashkisë Dimal, ku banorët kanë dalë në protestë duke...







