Skip to content
Të Gjitha

Publikohen fotot\Me paruke të gjata e mjekër të bardhë si Babagjyshi. Ja si i kalonte festat e fundvitit Enver Hoxha

· 2 min lexim

Ditën e djeshme u publikuan disa fotot, në të cilat tregohej se si Edi Rama e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Në fotot e shpërndara nga Gregu, i biri, shihet se Rama zgjodhi t’i kalonte festat me familjen.

Së fundmi, janë publikuar disa foto të Enver Hoxhës, pikërisht në festat e fundvitit.

Këto foto të papublikuara të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë na e paraqesin atë në momente të ndryshme të festave të ndërrimit të viteve, duke filluar nga familja e tij e madhe me dy djemtë, Ilirin dhe Sokolin, me bashkëshortet e tyre, Teuta dhe Liljana, vajza, Pranvera me bashkëshortin Klement Kolaneci dhe fëmijët e tyre të vegjël.

Në disa foto të tjera ai shihet me paruke të gjata dhe  mjekër të bardhë duke imituar Babagjyshin e Vitit të Ri para bredhit të zbukuruar me pambuk e lodra fëmijësh.

Në disa foto ai shoqërohet nga Ramiza Alia dhe Sulo Gradeci, e deri tek kandidatët e Byrosë Politike në oborrin e vilës së tij në vitin e largët 1973, ku kanë dalë dhe Beqir Balluku, Petrit Dume, Pirro Dodbiba, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, etj., të cilët do të kishin dhe vitin e fundit që do të festonin me Komandantin.