Skip to content
Aktualitet

Publikohen emrat, kush janë 2 të dënuarit përjetë që kërkohen nga Policia (Foto)

· 2 min lexim

Policia e Shtetit, me anë të një njoftimi ka bërë publik emrat e dy personave që janë dënuar me burgim të përjetshëm. Të dy bëjnë pjesë në 50 personat më të kërkuar nga Njësia e Searchit.

Gleron Jahjolli, në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas.

Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Personi i dytë i bërë publik nga Policia e Shtetit është Fran Prengi. Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Njoftimi i plotë i Policisë

Ja të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Searchit

I dënuari me burg përjetë Gleron Jahjolli

Në datën 23 tetor 2001, në dalje të fshatit Menkulas, Devoll, shtetasi Gleron Jahjolli, në bashkëpunim me shtetasin E. J., ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një automjeti, brenda të cilit ndodheshin 3 shtetas, konkretisht shtetasi A. N. (drejtuesi i mjetit, i cili mbeti i vdekur) dhe pasagjerë shtetasit J. K. dhe R. N.

Gleron Jahjolli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I dënuari me burg përjetë Fran Prendi

Në datën 9 mars 1992, në vendin e quajtur “Rezervuari i qytetit”, Pukë, shtetasi Fran Prendi ka vrarë për motive të dobëta shtetasin H. B.

Shtetasi Fran Prendi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Vrasja me dashje, për motive të dobëta”.