Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

19:36 16/03/2026
Reading Time: 2 min lexim
“Pse duhet ta vriste veten atë ditë?” Kushërira e Xhuana Nikollit ngre dyshime: Ishte e lumtur për jetën e re në Tiranë

Kushërira e Xhuana Nikollit, Mira Nikolli, ka folur për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live” për ngjarjen e rëndë që tronditi familjen, duke ngritur dyshime mbi versionin e vetëvrasjes.

Ajo tregoi se, sipas familjarëve, 25-vjeçarja kishte hasur probleme serioze gjatë martesës së saj të shkurtër, jo vetëm me bashkëshortin, por edhe me familjen e tij. Sipas saj, situata ishte përkeqësuar pasi Xhuana kishte kërkuar që çifti të jetonte më vete, larg ndikimit të vjehrrës.

Mira Nikolli tha se Xhuana ishte rritur në një familje të thjeshtë, me shumë sakrifica, ishte e shkolluar për juridik dhe kishte nisur punë në një zyrë noterie në Lezhë. Ajo shtoi se martesa kishte zgjatur vetëm tre muaj dhe se ndarja ishte bërë me mirëkuptim mes palëve, pa kundërshtime.

Sipas kushërirës, e reja kishte shkuar në Tiranë për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj dhe ishte e lumtur për këtë fillim. Ajo tha se Xhuana kishte folur me nënën e saj mëngjesin e asaj dite dhe ishte shprehur e gëzuar për punën e re që po niste. Madje, sipas saj, në mbrëmje familja kishte planifikuar të festonte ditëlindjen e një të afërmi dhe Xhuana kishte blerë edhe fustanin për atë rast.

Në rrëfimin e saj, Mira Nikolli u shpreh se familjarët kanë dëgjuar për dhunë të ushtruar nga vjehrra ndaj Xhuanës, edhe pse ajo sqaroi se këtë e di nga rrëfimet e të afërmve dhe jo si dëshmitare e drejtpërdrejtë. Ajo tha gjithashtu se janë gjetur shenja dhune, çka sipas saj shton pikëpyetjet mbi atë që ka ndodhur realisht.

“Pse duhet ta vriste veten pikërisht atë ditë? Ishte shumë e kënaqur me jetën e re që kishte nisur. Atë që ka ndodhur e dinë vetëm ata të dy. Dyshimet janë të shumta. Mjafton një letër që ka lënë të vërtetojë që ka lënë një letër? Kush e shkroi letrën? E shkroi me vullnetin e saj apo e shkroi dikush tjetër?”, është shprehur e prekur kushërira e së ndjerës.

Në thelb, familjarët kërkojnë që rrethanat e ngjarjes të zbardhen plotësisht, ndërsa deklaratat e kushërirës hedhin më shumë dyshime mbi versionin zyrtar dhe ngrenë pyetje të forta për atë që ndodhi me 25-vjeçaren.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para
Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

Rama bllokon integrimin, Gjermania i vë frenat Shqipërisë në BE

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip