Skip to content
Të Gjitha

Provon vazhdimësinë iliro-arbërore, zv. Ministri i Infrastrukturës shpalos rëndësinë e kishës 15 shekullore në Malësinë e Madhe

· 1 min lexim

Pak kohë më parë në Hot të Malësisë së madhe është gjetur një kishë e lashtë.

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli ka shpalosur vlerat e kësaj kishte.

Sipas tij, objekti i përket periudhës paleokristiane dhe vvërteton më së mirë miri vazhdimësinë e trashëgimisë kulturore nga periudha iliro-romake në atë arbërore të Komanit.

Kjo kishë përbën një vlerë të shtuar për turizmin në zonë, duke qenë se ka mbijetuar për rreth 15 shekuj.

Sipas Shkrelit, veriu i Shqipërisë do të jetë surpriza e këtij shekulli.

Postimi i Artan Shkrelit:

0Gjetje thelbësore e një faltoreje të krishtërimit të vjetër (shek V-VI e.s.) ëHot te Malsisë’ Madhe, gjetje e cila plotëson trajektoren në zdritje të vijësisë së kulturës iliro-romake të trevave Labeato-Autariate me atë arberore të ‘Kulturës së Komanit’, kur lindin e zhvillohen komunat qytetare me bazë episkopale.

(Veriu ynë do jetë surpriza e këtij shekulli)