Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Provokimi i dështuar i Rusisë në Tiranë

16:50 24/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Prej muajsh janë sinjalizuar publikisht rastet e shkeljeve dhe dhunimit të ligjit, nga diplomatët e Federatës Ruse në Shqipëri. Ndërkohë që shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e denoncuar online edhe në portale me shikueshmëri të lartë në vendin tonë, duket të jetë një prej shkeljeve më të preferuara të diplomatëve rus në Tiranë, rasti i diplomatit të sapodëbuar nga Shqipëria, për sjellje të papërgjegjshme në kulmin e krizës pandemike, Alexey Krivosheev ka precedentë të mëparshëm.

Në korrik 2020, u bënë publike provat konkrete tëshkeljes së rregullave të karantinimit nga zyrtari i lartë rus Andrey Shugurov, ish-zëvendësambasador i Rusisë në vendin tonë. Pas kalimit të kufirit me Maqedoninë e Veriut në muajin prill të të njëjtit vit, zyrtari rus refuzoi t’i bindej protokollit anti-Covid të miratuar nga qeveria shqiptare, sjellje kjo aspak e denjë për një diplomat.

Publikimet mbi sjelljen e Shugurov, u pasuan me largimin e tij “me dëshirëˮ nga Shqipëria, por ndërkohë nuk shërbyen për ndërgjegjësimin e diplomatëve rus.

Alexey Krivosheev, i shpallur së fundmi nga qeveria shqiptare si i padëshirueshëm, pak ditë më parëështë cituar së bashku me një tjetër koleg të tijin, si dhunuesi i radhës i ligjit në Shqipëringa ambasada ruse në Tiranë. Paradoksale duken shkeljet e kushteve të sigurisë nga misionarët diplomatikë rus, të analizuara përkrah me deklarimet e ambasadorit rus Mikhail Afanasiev, gjatë vitit 2020, se Rusia është faktor sigurie e stabiliteti.

Guximi i ambasadorit Afansiev duket se shkon edhe më tej. Para largimit të Krivosheev nga vendi sipas paracaktimeve të qeverisë shqiptare, në faqen e ambasadës ruse është publikuar njëkoment i Ministrisë së Jashtme ruse, ku lexohet dukshëm mungesa e diplomacisë dhe notat e mllefit ndaj faktorit shqiptar.

Përkrah me reagimet e shumta të ndjekësve absolutisht kundër frymës së këtij statusi të ambasadës ruse, bien lehtësisht në sy në përmbajtjen e publikuar fjalët: “provokim”, “kërcënon” dhe “shantazh”. Mesa duket këto janë pjesë e pandashme e repertorit tëdiplomacisë ruse, patur parasysh se, më herët, Ministria e Jashtme ruse e konsideroi dëbimin e diplomatit të saj si provokim, pavarësisht dhunimit prej tij të ligjeve të vendit pritës. Madje, ajo shkoi edhe më tej, duke kërcënuar me zbatim reciprociteti si një ndër parimet bazë nëmarrëdhëniet diplomatike mes vendeve.

Ndërkohë që nuk pritet të jetë e vështirë për regjimin totalitar të Kremlinit, që tësajojë prova të shkeljeve të diplomatëve shqiptarë në Rusi – për efekt “reciprociteti”,interesante do të ishte të mësohej për analogji me reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse, se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë ruse nëse diplomacia shqiptare në Rusi do tëdeklarohej publikisht me të njëjtët pseudo-terma për Osetinë, Donbasin dheKrimenë.

Në tërë këtë tollovi intervistimesh, reagimesh dhe përpjekjesh ruse për të zhvendosur vëmendjen nga shkelja prej diplomatëve të saj e ligjeve të vendeve mikpritëse, e sigurtë mbetet një gjë: përçapjet e Kremlinit për të hedhur në treg teori të paqena dhe krijuar situata paniku sa herë që kapet në flagrancë, nuk ndryshojnë asnjëherë.

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Çunat e Tom Doshit dhunojnë moderatorin e njohur në ditëlindjen e Sara Hoxhës tek Plaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.