Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protestat e maturantëve, Komiteti i Maturës Shtetërore: Sot publikohet testi me përgjigjet e sakta

10:56 14/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 ka reaguar në lidhje me ankesat e maturantëve për provimin e maturës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

KOMSH-i deklaron se është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test.

Kjo do të bëhet për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre.

Ndërkohë QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim me të asaj që ai është përgjigjur në test.

Reagimi i plotë

Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH), që në ditën e parë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ka vlerësuar me kujdes reagimet e maturantëve dhe të mësuesve të tyre, si dhe kërkesat adresuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke synuar mundësitë e zgjidhjes së tyre pa ndikuar në procesin e Maturës Shtetërore.

Në komunikim me mësues të gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA) është gjykuar që të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata.

Kjo do të bëhet vetëm pasi të kemi rezultatin e pikëve të marra nga maturantët.

QSHA do të publikojë që sot testin e plotë dhe për çdo pyetje përgjigjen e saktë, në mënyrë që çdo maturant duke u konsultuar me to, të mund të bëjë një vetëvlerësim të asaj çka ai është përgjigjur në test.

Menjëherë sapo të dalin rezultatet, maturantët krahas notës së tyre do të kenë dhe variantin që kanë pasur në provim me alternativën e saktë.

Maturantët duhet të jenë të qartë dhe të bindur se puna e tyre në tri vitet e gjimnazit, si dhe puna e mësuesve, do të vlerësohet me objektivitet, duke iu garantuar se personalizimi i testit nuk sjell asnjë ndikim në vlerësimin e tyre.

Duke vlerësuar çdo koment apo sugjerim të dhënë në këto ditë në media apo rrjete sociale nga ekspertë të fushës, si dhe nga mësuesit, të cilët njohin nga afër programin dhe nivelin e nxënësve të tyre, i ftojmë ata që sot në një tryezë për të diskutuar konkretisht mbi cilësinë e pyetjeve të testit dhe përputhjen e tyre me programet orientuese të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ashtu siç ka garantuar QSHA-ja.

Nesër, maturantët kanë provimin e Matematikës dhe më pas atë me zgjedhje, për të cilët gjykuam dhe e shtuam orarin e provimit edhe me 30 minuta më shumë, meqenëse ata e kërkuan dhe ndjehen më mirë gjatë plotësimit të testit.

KOMSH-i i uron suksese të gjithë maturantëve në këto provime, dhe është i gatshëm për të mirëpritur dhe adresuar çdo shqetësim të tyre.

 

Etiketa: Komiteti i Maturës Shtetërorematurantevepergjigjet e saktaprotestatSot publikohettesti

Të lidhura

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Aktualitet

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë vazhdon të ruajë...

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Aktualitet

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës, e cila shënohet çdo vit më 16 maj, përkujton një moment historik në shkencë,  realizimin e...

12:59 16/05/2025
Para

REKORD, 57 raste në 24 orë në vendin tonë, Kruja mban vendin e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vijon numërimi i zarfeve të diasporës

13:32 16/05/2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Sot, Dita Ndërkombëtare e Dritës

12:59 16/05/2025
Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

Negociatat për paqe, përfundon takimi trepalësh në Stamboll

12:48 16/05/2025
Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

12:19 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.