Në protestën që u mbajt sot në Himarë për lirimine Fredi Belerit nga burgu ishte prezent edhe avokati Ylli Manjani.
Ai paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, duke i bërë thirrje që të mos bëjë shkak me nervin e himarjotëve. Gjithashtu Manjani u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.
“Nuk bëhet shaka me nervin e himarjotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himarjotit se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush ehte kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjet dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë.
Kujdes: Zgjedhje të shpejta me rregulla të vjetra janë dalje emergjence për Ramën
Nëse Rama do të shpëtojë politikisht, një nga rrugët më të mundshme është të kërkojë zgjedhje të parakohshme sa më...







