Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta kundër gjyqtarëve në Tiranë dhe Gjirokastër, KLGJ-mediave: Mos i pasqyroni!

17:47 29/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon medias të mos pasqyrojë protestat kundër gjyqtarëve, që cenojnë figurën e tyre. KLGJ i referohet rastit të protestës së banorëve të Nivicës kundër gjyqtares Ema Shaholli, në Gjykatën Administrative të Gjirokastrës. Ajo shpalli moskompetencë për trajtimin e çështjes së pronës në Gjirin e Kakomesë.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut, por nga ana tjetër, edhe duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit” thekson KLGJ.

KLgj përmend edhe një protestë të dhënë në mëdia në datën 29 shtator kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit.

“Edhe në kronikat televizive të datës 29.9.2020, gjatë pasqyrimit të ngjarjeve të zhvilluara para godinës së Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, një grumbull personash me pankarta nëpër duar kanë reaguar me fjalë fyese në drejtim të gjyqtarëve”, nënvizon deklarata.

Deklarata e plotë

Në datën 08.10.2020, gjatë transmetimit të edicioneve informative në televizion, janë përcjellë pamje lidhur me protestën e disa shtetasve (palë ndërgjyqëse në një proces gjyqësor), të cilët kundërshtonin vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër, sipas të cilit është vendosur shpallja e moskompetencës tokësore për gjykimin, si dhe dërgimi i akteve për gjykim Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, nën juridiksionin e së cilës ndodhet territori ku janë të vendosura pasuritë e paluajtshme. Ndër të tjera, në kronikë është transmetuar gjuhë jo etike dhe fjalor fyes ndaj gjyqtares së çështjes.

 

Si organ i ngarkuar nga kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Edhe në kronikat televizive të datës 29.9.2020, gjatë pasqyrimit të ngjarjeve të zhvilluara para godinës së Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, një grumbull personash me pankarta nëpër duar kanë reaguar me fjalë fyese në drejtim të gjyqtarëve, të pakënaqur nga zgjidhja e një çështjeje konkrete të gjykuar disa muaj më parë.

Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit.

Sjellim në vëmendjen e opinionit publik se Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton rolin e pazëvendësueshëm të medias për informimin e publikut në lidhje me veprimtarinë e sistemit gjyqësor, por nga ana tjetër, edhe media duhet të respektojë dinjitetin e gjykatës dhe gjyqtarit, duke mos përcjellë informacion që përmban gjuhë apo imazhe fyese, që cenojnë figurën e gjyqtarit. Respekti ndaj gjykatës dhe figurës së gjyqtarit i shërben si forcimit të drejtësisë, ashtu edhe lehtësimit të komunikimit efektiv me publikun rreth veprimtarisë së sistemit gjyqësor.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i udhëhequr nga parimet e profesionalizmit, transparencës, ndershmërisë, llogaridhënies dhe besueshmërisë, është i angazhuar për rikthimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor, ku një ndër objektivat e tij kryesorë është forcimi i bazave për përmirësimin e marrëdhënieve të gjyqësorit me median, në çdo rast duke garantuar respektin reciprok”.

/Gazeta Reforma.com/

 

Etiketa: gjyqtarëtKLGJprotesta

Të tjera

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë
Aktualitet

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në disa qytete të vendit,...

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual
Aktualitet

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Maliqit, ku një 30-vjeçare ka akuzuar vjehrrin e saj për abuzim...

13:08 08/08/2025
Para

Vaksinat anti-Covid/ Manastirliu marrëveshje me kompaninë e Bill Gates, Ralf Gjoni: Janë jo efikase dhe për vendet e botës së tretë!   

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.