Skip to content
Të Gjitha

Protesta e studentëve pritet të bëhet më masive/ Ultimatum qeverisë deri në orën 16:00

· 1 min lexim

Sot, protesta e studentëve, pritet të zhvillohet më masive se ditët e tjera. E marta e sotme, është ultimatumi që studentët kanë vënë për plotësimin e kërkesave të tyre deri në orën 16:00.
Sipas disa postimeve nëpër rrjetin social Facebook nga studentë të ndryshëm, është planifikuar bllokimi i rrugëve kryesore nga ora 09:00 deri në orën 10:00 në të gjitha kryqëzimet e mundshme, për të mos lejuar qarkullimin e makinave.
Gjithashtu studentët kanë njoftuar se në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm deri në orën 10:00 do bllokohen te gjitha hyrjet e fakulteteve duke bojkotuar komplet mësimin.


Ndërsa në orën 10:00 do fillojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit. Protestës sot pritet t’u bashkohen edhe gjimnazistë dhe mjaft qytetarë që përgjatë këtyre ditëve i kanë mbështetur.   Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, studentët kanë paralajmëruar që do kalojnë në grevë urie ose do kalojnë natën duke protestuar.