Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale

10:35 26/11/2024
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës ka paralajmëruar opozitën se bllokimi i rrugëve është një vepër penale dhe se ata do të mbajnë përgjegjësi si administrative ashtu edhe penale.

Ky njoftim është dhënë pak para protestës të cilën opozita ka njoftuar se do ta zhvillojë në pesë akse kryesore. Policia e Shtetit ka theksuar se garanton të drejtën e tubimit dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pjesëmarrësve, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Në përgjigje të kërkesës nga Sekretari Organizativ i PD, Ervin Minarolli, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka informuar se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore të kryeqytetit mund të krijojë probleme dhe mundësi për rrezikimin e rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë.

Po ashtu, kjo do të pengonte qarkullimin e mjeteve të emergjencës, do të cenonte lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe do të shkaktonte vështirësi në qarkullimin e transportit publik dhe privat.

NJOFTIMI

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sekretari Organizativ i subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë” ka paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 26.11.2024, në disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.

Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit garanton të drejtën për tubim, të drejtat dhe liritë e pjesëmarrësve në tubime, por pa cenuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

Për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon dhe një herë për zbatim të ligjit dhe respektim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe automjeteve, gjatë orarit të tubimeve.

Etiketa: bllokimi i rrugëveopozitaPolicia TiranëprotesteRendi Publiktubimiveper penale

Të tjera

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë
Kryesore

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Nga Andi Bushati Për pak orë fërkum sytë duke kujtuar se po rishikonim të njëjtin film, me të njëjtin protagonist,...

20:43 19/01/2026
Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit
Aktualitet

Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

Shqipëria po shet gjithnjë e më pak jashtë vendit. Për të tretin vit rresht, eksportet kanë rënë dhe situata mbetet...

20:28 19/01/2026
Para
Vrasja e Martin Canit, transferimi i autorit pengohet nga epikriza

Vrasja e Martin Canit, transferimi i autorit pengohet nga epikriza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

Letra e Trump, një mashtrim që zgjati vetëm 48 orë

20:43 19/01/2026
Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

Eksportet në rënie për të tretin vit radhazi, euro po i mbyt prodhuesit

20:28 19/01/2026
Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

Boom i makinave elektrike në Shqipëri, rekord regjistrimesh në 2025

20:10 19/01/2026
Boll me idiotësira, Trump-it nuk i intereson fare vartësi i Gysit!

Boll me idiotësira, Trump-it nuk i intereson fare vartësi i Gysit!

19:56 19/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.