Skip to content
Politikë

Protesta e opozitës/ Një i arrestuar, tre të proceduar dhe 9 të tjerë në kërkim

· 1 min lexim

Një ditë pas protestës kombëtare të opozitës së vendit, policia ka nisur procedimet, duke mbledhur provat në terren për të bërë arrestimet dhe ka bërë shpalljen në kërkim të personave që dyshohet se janë përfshirë në akte dhune.

Deri tani një person është arrestuar, 3 janë proceduar penalisht (për shkak se janë të mitur) dhe 9 të tjerë janë shpallur në kërkim policor.

Mes tyre është shpallur në kërkim edhe ish-komandanti i FNSh Shkodër, Hivzi Bushati.