Skip to content
Të Gjitha

Protesta/ 1000 forca policie në terren

· 1 min lexim

Opozita do të zhvillojë sot në orën e 9 e 30 protestën e radhës para parlamentit kundër qeverisë, ndërsa në orën 10 do të fillojë edhe seanca parlamentare.

Në terren do të jenë rreth 1000 forca policie. Ndryshe nga herët e tjera në kordon do ketë edhe efektive femra.

Ndërkohë mësohet se grupe policësh do të ketë dhë ruajtje të institucioneve përveç se tek parlamenti.

Kështu nisur nga protestat e kaluara, do të ketë policë tek Kryesia e Kuvendit, KQZ, por edhe tek Drejtoria e policisë së Tiranës.

Kësaj radhe flitet për një numër më të ulët policësh në ruajtje të rendit. Nuk do ketë as bote uji në gatishmëri. Ndërkaq në oborrin e xhamisë së Namazgjasë do të jenë të dislokuara FNSH-të.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 6 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 21 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.