Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Propaganda nga burgu: Veliaj inskenoi gënjeshtrën e 2 milionë eurove me Mero Bazen

13:18 05/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Audiopërgjimet e SPAK zbulojnë një skemë të organizuar propagandistike ku kryebashkiaku i pezulluar Erion Veliaj, edhe nga ambientet e paraburgimit, ka orkestruar një fushatë mashtruese përmes mediave të afërta me të.

Në bisedat e përgjuara nga SPAK, Veliaj shfaqet duke udhëzuar persona të afërt që të konsultohen me Mero Bazen për të publikuar një informacion të rremë se “për kokën e tij” ishin paguar 2 milionë euro.

Përfshirja e gazetarit Mero Baze dhe e Carlo Bollinos, përmendur gjithashtu në përgjime, hedh dritë mbi ndikimin që ka pasur Veliaj në disa media të njohura, të cilat sipas dosjes, janë përdorur për të shpërndarë informacione të sajuara dhe për të krijuar një tymnajë rreth procesit gjyqësor.

Në një bisedë të datës 7 mars 2025 me vëllain e tij Arbër Veliaj, Erioni i kërkon që të marrë mendimin e “Meros” për të publikuar lajmin se është ofruar një shumë prej 2 milionë euro për dënimin e tij.

Ai përmend edhe tre “dëshmitarë” Dokushi, Isuf Berberi dhe Myslym Murrizi si mbështetje për këtë pretendim. Veliaj e quan këtë një “fishek” që mund të përdoret në strategjinë e tij mbrojtëse, ndërsa kërkon edhe këshillë nga Ajola dhe nga këshilltari i tij i vjetër, Endri Fuga.

Nga ana tjetër, Mero Baze, sipas përgjimeve, këshillon që një lëvizje e tillë do të ishte dëshpëruese dhe e pasaktë në formë.

Ai i sugjeron që së pari të bëhet një denoncim zyrtar, pastaj të dalin dëshmitarët dhe më pas të reagojë vetë Veliaj në media. Kjo tregon një përpjekje për ta inskenuar të gjithë procesin, nga krijimi i “lajmit” deri te ndërtimi i reagimit publik.

Ndërkohë, në media anonime e portale të lidhura me këtë rreth, filluan sulmet ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado, dhe gjyqtarit Erion Bani, duke i etiketuar si pjesë e një “klani grek” dhe duke përhapur informacione për gjoja lidhje të tyre me Greqinë dhe lobet e huaja. Qëllimi i këtyre sulmeve ishte të diskreditonin strukturat që po hetojnë Veliajn.

Përgjimet tregojnë qartë se lajmi për 2 milionë euro është një fabrikim i drejtuar nga burgu i Durrësit dhe se Veliaj ka përdorur mediat si armë politike për të ndikuar opinionin publik dhe rrjedhën e gjyqit ndaj tij.

Skema përfshin bashkëpunëtorë të afërt dhe figura të medias, me qëllim manipulimin e perceptimit publik dhe sulmin ndaj drejtësisë./CNA

Etiketa: Mero bazesPropagandaVeliaj

Të tjera

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha
Aktualitet

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

Gjykata e Tiranës ka shpallur sot vendimin për motrat Mariela dhe Antonela Berisha, të akuzuara për dhunën brutale ndaj Klea...

15:12 20/10/2025
Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

Shefi i shërbimit zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, ka folur për detajet e para të tragjedisë që tronditi qytetin ditën...

10:59 20/10/2025
Para
Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivimin e drogës, arrestohet ish-efektivi

I arrestuar me urdhër të SPAK, GJKKO jep vendimin për ish-efektivin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

Dhunuan brutalisht Klea Prengën, Gjykata e Tiranës jep vendimin për motrat Berisha

15:12 20/10/2025
Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

Nënë e bir humbën jetën mes flakëve në Maliq, zjarrfikësit zbulojnë dy skenarët: soba me dru ose fije shkrepëse të ndezura

10:59 20/10/2025
Sjelljet e shenjave të horoskopit kur marrëdhënia në çift po ftohet

Horoskopi: 20 tetor 2025

01:49 20/10/2025
Grabitje spektakolare në Luvër: Vidhen bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, dëshmitarët: “Si në filmin Kodi i Da Vinçit”

Grabitje spektakolare në Luvër: Vidhen bizhuteritë e Napoleon Bonapartit, dëshmitarët: “Si në filmin Kodi i Da Vinçit”

13:28 19/10/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.