Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prokuroria e Vlorës çon në gjyq 17 persona për legalizimin e objekteve pa leje

13:04 10/04/2025
Reading Time: 4 min lexim

Prokuroria e Vlorës ka marrë vendimin për ndjekjen penale të 17 personave të përfshirë në legalizimin e tre objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Ata akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, “Falsifikim vulash, stampash ose formularësh” dhe “Shpërdorim detyre”. Mes të akuzuarve janë edhe zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, kryetari i fshatit Palasë dhe disa ndërtues.

Dy shtetas, A.V., A.L. dhe F.K., kanë ndërtuar tre objekte 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, pa lejen përkatëse, dhe më pas kanë falsifikuar dokumente për t’i legalizuar ato në ASHK në Vlorë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Legalizuan në kundërshtim me ligjin tre objekte në Palasë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq zyrtarët e ASHK-së.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq për veprat penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ‘Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ 17 persona, zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), kryetarin e fshatit Palasë dhe ndërtuesit.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.814 të vitit 2020 rezultoi se shtetasit A.V., A.L. dhe F.K, kanë ndërtuar pa lejen e organeve kompetente 3 objekte, 2-katëshe në fshatin Palasë, Himarë, për qëllime fitimi. Këta persona gjatë kohës që kryenin ndërtimin e objekteve pa leje kanë aplikuar në ASHK-në Vlorë për legalizimin e tyre dhe kanë depozituar dokumente të falsifikuara në dosjen e legalizimit.

Për këtë arsye, shtetasit A.V., A.L. dhe F.K. janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, është marrë i pandehur edhe kryetari i Kryesisë së Fshatit Palasë, shtetasi O.Dh. për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, si dhe tre ekspertët I.T., E.P. dhe D.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë, pasi kanë hartuar dokumentacion me të dhëna të rreme në përmbajtjen e tyre.

Në këto dokumente janë paraqitur të dhëna të rreme përsa i përket kohës së ndërtimit me qëllim që ato të përfshihen në procedurat e legalizimit, e më pas këto dokumente janë dorëzuar nga të pandehurit A.V., A.L. dhe F.K pranë ASHK-së Vlorë dhe janë bërë pjesë e dosjes së legalizimit.

Po kështu, rezultoi e provuar se ndërkohë që në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë kryheshin hetime lidhur me autorët e këtyre ndërtimeve, nga ASHK-ja Vlorë, është kryer legalizimi i 3 objekteve në kundërshtim me ligjin. Nga ana e punonjësve të ASHK-së të ngarkuar me verifikimin e kushteve dhe kritereve për përfitimin nga legalizimi, rezultoi e provuar se janë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, të kryer 3 herë.

Në lidhje me këtë vepër janë marrë të pandehur shtetasit K.T., Drejtor i ASHK-së Vlorë, E.M, Përgjegjës i Sektorit të Hartografisë pranë ASHK-së Vlorë, E.Y., Përgjegjës i Sektorit të Kalimit të Pronësisë pranë ASHK-së Vlorë, T.M, Specialiste e Sektorit të Kalimit të Pronësisë në ASHK-në Vlorë, S.R., Specialiste hartografe pranë Sektorit të Hartografisë në ASHK-në Vlorë, A,D., Specialist terreni pranë Sektorit të Legalizimeve në ASHK-në Vlorë, F.D., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, M.J., Specialist në Sektorin e Legalizimeve pranë ASHK-së Vlorë, D.M., Përgjegjës i Hartografisë dhe Regjistrimit pranë ASHK-së Vlorë, A.Rr., Përgjegjës i Sektorit të Legalizimit si dhe T.H., me detyrë Specialist IT-pranë ASHK-së Vlorë.

Në kuadër të procedimit penal nr. 814 të vitit 2020 u caktua edhe masa e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale mbi pasuritë e paluajtshme si më poshtë vijojnë:

1. Pasurinë me nr.200/353, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

2. Pasurinë me nr. 200/352, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 79 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 192 m2, për banim 192 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 237 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

3. Pasurinë me nr. 200/351, me sipërfaqe të bazës së ndërtimi 82 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtimit 195 m2, për banim 195 m2/ për aktivitet 0 m2, me numër katesh 2 dhe sipërfaqe të parcelës ndërtimore 246 m2, i ndërtuar në ZK 2863, Palasë.

Etiketa: prokuroriavlore

Të lidhura

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri
Aktualitet

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali shqiptar Ernest Troshani ka komentuar emocionet e tij lidhur me zgjedhjen e Papës së ri, Leoni XIV, në krye...

14:37 09/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve
Bota

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF ka kritikuar planet e reja për shpërndarjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, të propozuara nga Izraeli dhe...

13:57 09/05/2025
Para
Hetimet për inceneratorin e Tiranës, agjentët e BKH-së kontrolle në disa banesa

Detaje nga kontrollet e BKH në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

Kardinali shqiptar mesazh për zgjedhjen e Papës së ri

14:37 09/05/2025
UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

UNICEF kundër planit të ri për ndihmat në Gaza: Rrezikon jetën e fëmijëve

13:57 09/05/2025
BIRN: Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit! Maxhoranca vendoset në Tiranë

BIRN: Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit! Maxhoranca vendoset në Tiranë

13:36 09/05/2025
Gjykata e Tiranës çon për gjykim dosjen e vrasjes së Gentjan Bejtjas

Gjykata e Tiranës çon për gjykim dosjen e vrasjes së Gentjan Bejtjas

13:20 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.