Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti Vlorë-Orikum konflikton Kryeministrinë me Presidencën, Rama dhe Meta ping-pong deklaratash!

22:26 04/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministria dhe Presidenca janë përplasur ditën e sotme për projektin Vlorë-Orikum. Ishte kryeministri Edi Rama, ai që hodhi ‘spicat’ nga Vlora, ku deklaroi se fondet oër rehabilitimin e këtij aksi rrugor po bllokohen nga vetë Presidenti Ilir Meta.

Në fjalën e tij gjatë inspektimeve, Rama tha se qeveria e tij kishte bërë gjithë negociatat me fondin saudit por kreu i shtetit nuk u jepte plotëfuqinë për të nisur punën.

“Kemi debat publik të politizuar për këtë. Presim plotfuqinë një autorizim formal të presidentit pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Presim që në nëntor. Është bllokim total sepse po nuk u dha plotëfuqia nuk e materializojmë dot. Është fond i konsiderueshëm për të çliruar projektin në dy drejtime. E ka marrë vesh gjithë Vlora se e bllokon Ilir Meta. Dua të bëhet kjo punë sepse po bllokohet projekti,”-tha Rama.

Kjo deklaratë e bërë mëngjesin e sotëm, mori përgjigjen e Presidencës këtë mbrëmje. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka publikuar një shkresë mbi qëndrimin zyrtar të Metës ku saktësohet se nuk e ka miratuar lidhjen e marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për Projektin e ‘Rehabilitimit dhe ndërtimit të objekteve në afërsi të rrugës bregdetare (Vlorë-Orikum)’”, pasi ka konstatuar shkelje të Kushtetutës.

Sipas Blushit, Kryeministri ende në detyrë synon, që në shkeljet e rënda për këtë marrëveshje, të përfshijë dhe Presidentin e Republikës, me qëllim, që këtë model antikushtetutshmërie, ta përdorë edhe në praktika të tjera të ngjashme.

Ai shton më tej se Presidenti Ilir Meta është i vendosur të mos i lërë shteg Kryeministrit Rama, që të shpërdorojë fondet shtetërore për qëllime selektive elektorale, siç, sipas tij, do të bëhet në këtë rast.

Pas këtij reagimi, kryeministri Rama ka reolikuar sërish. Ai ka deklaruar se do të vijojë të presë që Presidenti Ilir Meta të zhbllokojë fondet për projektin Vlorë-Orikum.

Në një status në rrjetet sociale, Rama, pas akuzave të Presidentit se fondet do përdoreshin për qëllime selektive elektorale, kryeministri shton se këto fjalë janë ‘të qash e të qeshësh’. Ai shton se ka durim dhe se do të presë që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i ka nisur në lidhje me këtë projekt./Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: MetaprojektiramaVlore-Orikum

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para

Nënshkruhet akti normativ, kreu i DPSHTRR Bledi Gonxhe: Kolaudimi shtyhet me 3 muaj!

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip