Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti turk për Thumanën dhe Laçin, Ahmetaj jep detajet

11:53 10/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka mbajtur sot një konferencë me ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum.

Dy zyrtarët e lartë kanë shpalosur planin e Turqisë për ndërtimin e qytezës me 500 banesa në Laç dhe Thumanë.

Ahmetaj tha se projekti do të përfundojë në korrik.

Ndër të tjera ministri theksoi, se zona do të marrë formën e një poli të ri urbano-ekonomik.

Përtej banesave, janë parashikuar të ndërtohen dy ambjente për shkollim, ambjente komerciale dhe ndërtesa e Bashkisë së Thumanës.

Ministri tha se qeveria ka si qëllim, që brenda 2020-ës të jenë ndërtuar banesat në fshat, kopshtet, qëndrat shëndetësore dhe shkollat.

Fjala e Ahmetaj

Sot pata kënaqësinë të kisha ministrin Turk Murat Kurum  dhe delegacionin që e shoqëron. Falenderoj Turqinë dhe Erdogan për solidaritetin në momentet e vështira pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përveç ndihmës së parë materiale që dhe sot kanë vazhduar të mbështesin qytetarët që kanë nevojë për një ndihmë emergjente, qeveria e Turqisë do të ndërtojë 500 shtëpi në Laç siç jemi dakortësuar.

Patëm rastin të diskutojmë mbi projektin e ndërtimit të shtëpive, duhet të theksoj se shkon përtej ndërtimit të banesave. Merr formën e një poli të ri urbano ekonomik. Është një model i ri zhvillimi në termat urbanistik dhe zhvillimit ekonomik.

Ndonëse është ende herët, puna ka filluar. Projekti mendohet të jetë rreth 500 banesa për qytetarët që humbën shtëpitë në Thumanë e Lac. Të shoqëruara me ambiente komerciale dhe dy ambiente publike për shkollën dhe ndërtesën e Bashkisë së Thumanës.

Siç e theksova, koncepti është përtej ndërtimit të emergjencës por një konceptim teknologjik dhe urbanistik që i mbijeton kohës. Në të njëjtën kohë do të jetë një risi që mund të kthehet në model për projektet e tjera.

Në të njëjtën kohë dua të nënvizoj që procesi i rindërtimit po vijon me hapa të shpejtë, projekti ‘Toki’ pra projekti me Turqinë të përfundojë rreth muajit korrik.

Kjo na vendos ne Shqipërinë në presion të domosdoshëm të nevojës së qytetarëve për të ndjekur afatet bashkë me ministrin turk.

Siç e kam theksuar prezantuam një sërë programesh në VKM në favor të Rindërtimit të banesave. Në favor të kthimit në banesa të ta pastrehëve.

Sot në një takim menjëherë më pas do të diskutojmë për efektin praktik, grantet për rikonstruksion, shpronësimet, kompensimet, procedurat e përshpejtuara të lejeve dhe zyrat e Rindërtimit në secilën Bashki, për asistencën ndaj qytetarëve në platformën e aplikimit online që futet javës tjetër.

Nuk kemi patur as platformë ligjore as proceduriale të kësaj natyre dhe është e vështirë. Dua të ritheksoj se Rindërtimi ka filluar. Qeveria ka filluar të përzgjedhë sajtet e reja në Durrës, Kavajë, Tiranë, Thumanë apo dhe në Krujë dhe në Lezhë. Qëllimi ynë siç e ka përmendur edhe Rama, është që deri në fund të vitit të gjitha familjet në fshat të jenë brenda shtëpive. Brenda 2020 të jenë rindërtuar dhe rikonstruktuar të gjitha kopshtet, qendrat shëndetësore apo shkollat.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ahmetajprojekti turkqytezat

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para

Premtimi i presidentes së KE: Do përpiqemi të rindërtojmë Shqipërinë pas tërmetit

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip