Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Projekti për Teatrin Kombëtar/ KPP rrëzon ankimimin e ‘GjeoKonsultit’, i hap rrugë Bashkisë të vijojë me…

14:58 22/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Bashkia e Tiranës ka “dorë të lirë” të vijojë nga puna për zbatimin e projektit të Teatrit Kombëtar, me gjithë pretendimin e dy kompanive private se edhe kjo garë u bë pa transparencën e duhur.

Komisioni i Prokurimit Publik, nuk ka pranuar sot ankimin e kompanisë “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. dhe “Archispace” sh.p.k., për tenderin e studimit dhe projektimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Ky tender, me vlerë rreth 500 mijë euro, është zhvilluar nga Bashkia Tiranë gjatë korrikut, por fituesi i saj nuk është shpallur ende, ose të paktën nuk është bërë publik.

Sipas vendimit të KPP-së, kompanitë ankimuese nuk kanë zbatuar afatin ligjor, për të dorëzuar ankimimin, ndaj ky i fundit nuk është marrë parasysh.

KPP shkruan se, përmbushja e afateve ligjore të ankimimit është “një nga elementet e domosdoshëm të ankesës”, ndaj dhe përbën shkak për mospranimin e ankesës, nga ana e Komisionit.

Vendimi i KPP i ka hapur rrugë Bashkisë, që të vazhdojë me procedurat e saj që do të thotë, lidhje kontrate me operatorin fitues, si dhe autorizimin e kësaj të fundit, për të nisur studim-projektimin për Teatrin e ri Kombëtar.

Pretendimet e kompanive

Kompanitë “GjeoKonsult” dhe “Archispace”, kishin kundërshtuar vlerësimin me pikë të ofertës së tyre teknike në tender.

“Gjeokonsult & Co” sh.p.k. & “Archispace” sh.p.k., depozituar pranë KPP-së ankimin për procedurën e tenderit: “Studim-Projektim Ndërtim i Teatrit Kombëtar me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës”.

Ata po ashtu, kërkonin vënien në dispozicion të procesverbalit të vlerësimit të ofertave teknike të të gjithë kompanive që morën pjesë në tender, por ky informacion nuk është ende i njohur për publikun.

Fituesi i tenderit për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar, pritet të shpallet së shpejti.

Pretendimet e KPP-së

Referuar materialeve të administruara, përkatësisht dokumentacionit të dorëzuar nga BOE ankimues, pjesë e ankimit pranë Komisionit të Prokurimit Publik, konstatohet se: “është dorëzuar gjithashtu edhe akti administrativ nr.28483/1, datë 31.08.2020, trajtim i ankesës së autoritetit kontraktor, në të cilin konstatohet se, Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, ngritur pranë këtij të fundit, nuk ka pranuar ankesën e ankimuesit, pasi kjo e fundit nuk është paraqitur brenda afateve ligjore pranë autoritetit kontraktor”,- thuhet në vendim.

“Duke mbajtur në konsideratë faktin që, sipas ligjit në fuqi, shqyrtimi administrativ i nënshtrohet dy fazave: asaj të shqyrtimit paraprak (në të cilin vlerësohen forma e ankimit, legjitimimi, juridiksioni, kompetenca dhe nuk i jepet zgjidhje në thelb ankimit) dhe asaj të shqyrtimit në themel të ankimit, në rastin në fjalë, ankimi administrativ i paraqitur nga operatori ankimues pranë Komisionit të Prokurimit Publik, nuk mund të konsiderohet si ezaurim i afateve ligjore që duhet të ndjekë një ankim administrativ. Kjo pasi, për faj të vetë ankimuesit, ankimimi nuk është realizuar sipas kritereve të domosdoshme të përcaktuara në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 ‘Për prokurimin publik’”,- thuhet në vendim.

Interpretimi i juristit

Për të mësuar nëse vendimi i KPP-së ndaj dy kompanive ankimuese për projektin e Teatrit Kombëtar, ishte i drejtë apo jo, “Gazetareforma.com” pyeti edhe një jurist për zbërthimin e kësaj çështje.

Juristi Taulant Godroli, i pyetur në lidhje me këtë çështje tha se: “Si vendim KPP-ja ka të drejtë ta rrëzojë një ankimim kur shikon pasaktësi në afatet kohore.

Por KPP ashtu siç ka ndodhur me të gjitha procedurat e tjera, në arsyetimin e aktit duhet të kishte pasqyruar dhe subjektet e tjera pjesmarrëse.

Pra në kuadër dhe të transparencës, në këtë fazë mendoj se KPP-ja ka ruajtur emrin e komopanisë fituese, me qëllim që të mos sulmohet fituesi pa u shpallur ëende procedura nga ana e Bashkisë. Pra ajo e fituesit”.

Por sipas juristit, edhe kjo lloj mënyre në një formë përbën një lloj “favorizimi”, pasi “derisa të mbyllet çështja të mos kuptohet se kush është mbrapa këtij tenderi, pra fituesi ta ketë sa më të lehtë deri në nisjen e punës”.

Tenderi për studim-projektim të Teatrit

Bashkia e Tiranës u përzgjodh si institucioni që do të zhvillonte dhe ndiqte të gjitha procedurat e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Me një vendim të veçantë, qeveria i kaloi atributet Bashkisë, duke i dhënë edhe truallin që më herët ishte tek asetet e Ministrisë së Kulturës.

Në korrik, bashkia nisi procedurën ku kërkonte një kompani private që do të bënte studimin dhe projektimin me një fond limit prej 60.3 milionë lekë.

Objekti i studimit dhe projektimit, do të ishte ndërtimi i godinës së re të “Teatrit Kombëtar”, propozohet për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme.

“Në arkitekturën e godinës së teatrit duhet të pasqyrohet jo vetëm koncepti bazë i të projektuarit sipas standardeve, por edhe kërkesat urbanistike-arkitektonike të vendit tonë, si dhe arkitektura me materialet bashkëkohore.

Arkitektura e jashtme e teatrit përcaktohet para së gjithash, nga ndërtimi vëllimor i tij, në të cilën duhet të jetë pasqyruar përmbajtja e brendshme, struktura e godinës dhe rëndësia urbanistike. Sallat e mëdha të teatrit që përbëjnë bazën kompozicionale të godinës, duhet të shprehen qartë në formën e tij të jashtme duke u bërë kështu elementi kryesor formulues i fasadës.

Ndërtimi logjik dhe i lirë i volumeve të godinës, përpjesëtimet e tyre dhe lidhja organike me sheshin e ndërtimit janë drejtimet kryesore sipas të cilave duhet të zhvillohet arkitektura e godinës së teatrit.

Arkitektura, duke plotësuar kërkesat funksionale, duhet të plotësojë njëkohësisht edhe kërkesat estetike, prandaj zgjidhja e interierit të sallës së shfaqjeve si ambient i brendshëm hapësinor duhet t’i plotësojë të dyja këto kërkesa”,- thuhet tek specifikimet teknike ku përfshihen edhe detaje të tjera.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: ankimimbashkiakppteatri kombetar

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para

Aktakuza e Gjykatës Speciale/ Përveç Hashim Thaçit e Kadri Veselit, akuzohen edhe zyrtarë të tjerë të lartë (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.