Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Projekti i Butritit, shkatërron një pasuri kombëtare”, ish-deputeti i PS: Ministrja e qeverisë do dalë para ligjit

12:31 10/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Parku i Butrintit prej kohësh tashmë është vënë në syrin e grabitqarëve, që duan t’i marrin Shqipërisë një park arkeologjik kombëtar me vlera të mëdha historike dhe kulturore. Butrinti është një vlerë e mbrojtur nga UNESCO dhe i gjithë parku përfshin 9 mijë e 424 hektarë, por një vendim i qeverisë Rama më 26 janar 2022, vendosi që zona e Butrintit të zvogëlohej, për pasojë u vendos që nga 9 mijë e 424 hektarë gjithsej të mbeteshin si zonë e mbrojtur 8 mijë e 622 hektarë. Duket se pas këtij projekti shumë të mos dakordësuar nga ekspertë fshihet një lakmi për ta shëndrruar Butrintin në një minierë ari përmes ndërtimit të hoteleve dhe shtëpive të pushimit. Ish deputeti i PS Auron Tare, njëkohësisht edhe ish drejtor i Butrintit i ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës I është përgjigjur drejtoreshës së përgjithshme të politikave në ministrinë e Kulturës, e cila e ka quajtur si zhvillimore gjithçka që po ndodh në parkun e Butrintit dhe të gjitha deklaratat e ambientalistëve i ka cilësuar si deklarata politike për të politizuar të gjithë çështjen e parkut të Butrintit.
“Ajo që po ndodh sot në Butrint, përveç pjesës së dhënies së Butrintit në menaxhim të një fondi të huaj, që është rasti i parë dhe unik në botë, nuk ka ndodhur asnjëherë, por presioni që po ndodh brenda zonës së mbrojtur të Butrintit është një nga gjërat të cilat unë personalisht kam qenë pjesë e një ekipi bashkë me Zotin Rama kur u bë ministër i Kulturës, që krijuan Parkun Kombëtar të Butrintit, 29 kilometra katrorë, zonë e mbrojtur nën konventën “ramsar” dhe më vonë pastaj në vitin 2000, kur kam qenë drejtor, ajo u shpall dhe pasuri botërore e UNESCO. Si unë si zoti Rama kemi qenë partizan të konceptit që sollën dy nga njerëzit më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Angli, për të mbrojtur ato peizazhe nga ato që do t’i ndodhnin zonës në zhvillimin turistik.
Pra një paramendim rreth 25 vjet përpara. Ne e dinim çka do ndodhte. Si unë dhe zoti Rama ishim pjesë e këtij ekipi që krijuan parkun kombëtar të Butrintit, zonë të mbrojtur pikërisht për mos ta shpartalluar, ajo që ka ndodhur këto 2-3 vjetët e fundit.
(…) Ndërkohë presioni i ndërtimeve ka hyrë kaq fort brenda parkut të Butrintit e ka kafshuar kaq fort sa sivjet vetë policia me denoncimet e disa njerëzve shkoi dhe në zonën poshtë në Kanalin e vivaritjanë hedhur me tonelata të tëra inerte për të krijuar një lloj plazhi artificial, i cili jo vetëm është bërë brenda zonës së mbrojtur, ku qeveria shqiptare dhe institucionet, përfshirë dhe institucionin e zonjës së politikave që foli e kanë detyrë ligjore.
Pra nëse SPAKU apo një institucion tjetër t’i marrë këta njerëz të pyesi, ata kanë detyrë ligjore ta mbrojnë sepse është shpallur zonë e mbrojtur dhe ajo zonë është mbushur gjatë dimrit me tonelata të tëra me inerte për të krijuar atë lloj plazhi, i cili jo vetëm është bërë brenda zonës së mbrojtur, por krijon edhe 1 problem shumë të madh për ambientin, sepse i ndërpret frymëmarrjen natyrore të detit me liqenin.
Tani nëse zonja në fjalë apo dhe shefja e zonës në fjalë kanë arsye të thonë se këto janë debate politike, unë nuk e di, por unë kësaj qeverie dhe kësaj maxhorance i përkas, se kam qenë edhe deputet edhe drejtori i rëndësishëm i institucioneve dhe nuk kam arsye që të flas kundër apo të shpik gjëra, të cilat nuk janë në terren, por në qoftë se zonja dhe shefja e zonjës shkojnë të dyja bashkë dhe e shohin atje në terren, do të shikojmë që Auroni po thotë atë që ka ndodhur në realitet”, tha Tare.

Të tjera

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë
Kryesore

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

Parlamenti Evropian sapo miratoi rezolutën për Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025, duke shprehur shqetësime serioze për...

14:44 17/06/2026
Para
Berisha reagon për atentatin në Vlorë: Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje, por Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij

Berisha reagon për atentatin në Vlorë: Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje, por Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Për prindërit që thonë “këtu nuk ndryshon asgjë”

Për prindërit që thonë “këtu nuk ndryshon asgjë”

14:29 17/06/2026
Deklarata e Koçekut për Bajrat trazon politikën, reagojnë PS, PD dhe Policia e Shkodrës

Deklarata e Koçekut për Bajrat trazon politikën, reagojnë PS, PD dhe Policia e Shkodrës

13:33 17/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek, Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco

© 2026 GazetaReforma

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip