Skip to content
Kryesore

Projektbuxheti i vitit 2025/ Zhvillohen sot 8 komisione

· 1 min lexim

Diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2025 po vazhdojnë me intensitet në komisionet parlamentare.

Sot do të zhvillohen tetë komisione, Çështjet Europiane, Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, Komisioni për Ekonominë dhe Financat, Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Në komisionin hetimor që trajton çështjet e sterilizimit dhe Check Up-it, pritet të dëshmojnë figura të rëndësishme, përfshirë Ilir Rrapaj, Anila Denaj, Altin Fani, dhe ekspertët ndërkombëtarë Umbro Staccini, Elisabetta Anzanello, dhe Giorgio Tardioli.

Këto dëshmi do të kontribuojnë në hetimin e procesit të sterilizimit, një temë e debatueshme për transparencën dhe menaxhimin e tij në sistemin shëndetësor shqiptar.