Eksperti i IT, Gent Progni ka bërë e dije përmes një postimi në rrjetin social Facebook se ka postuar për në SPAK prova të reja. Progni nuk e specifikon se për çfarë janë këto prova, por duke marrë parasysh denoncimet e mëhershme të tij, kanë të bëjnë me AKSHI dhe AKCESK. Më herët Progni I ka denoncuar këto institucione dhe funksionarët e tyre për paaftësinë për ti mbrojtur të dhënat nga hackerat dhe ka denoncuar abuzimet që këto institucione kanë bërë me fondet sa i përket sigurisë dhe cilësisë së sistemeve online në Shqipëri, për të cilat janë shpenzuar afro 500 milion euro. Pak ditë më parë Progni evidentoi problematikën me vulosjen elektronike të dokumenteve në ‘e Albania’, shërbim që përdoret për çdo dokument që shkarkohet nga ky aplikacion. Progni deklaron se problemi me vulosjen këcënon sigurinë e të dhënave personale të shqiptarëve. Ai i ka ofruar ndihmën e tij AKSHI- dhe AKCESK që të zgjidhet problemi.
Kur Rama përplaset me ligjin: 9 arsyet pse narrativa e tij në podcast për Belindën bie si kështjellë rëre
Në episodin e fundit të podcastit “Flasim”, Edi Rama u rikthye me të njëjtin refren dramatik mbi pezullimin e Belinda...









