Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Profili i Admir Muratajt, mësuesi që u kthye në grabitës

20:57 08/05/2019
Reading Time: 3 min lexim

Emri i Admir Muratajt, sigurisht që do të mbahet mend gjatë si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës.

Historia që do ngelet është ajo e një grabitësi inteligjent dhe të ashpër, një njeriu që përkuli shtetin plot 4 herë, duke krijuar fabul të denjë për filmat Hollivudian.

Të gjithë sot e njohin si grabitësi i Rinasit, por ndoshta shumë pak e dinë që ai ka qenë një mësues shkolle dhe që më pas u shndërrua në grabitës. Sipas burimeve të “tch” për pak kohë, ai ka dhënë mësim në ciklin fillor në shkollën e fshatit të tij, në Çerem.

“Profesioni i çdo njeriu, ndikon edhe në formimin e tij, edhe intelektual, edhe marrëdhënie shoqërore, do të thotë arsimimi, por në këtë rast kemi të bëjmë me një person pak ndryshe”-  tha Arben Hajdarmataj, ish-drejtor Policie.

“Përgatitja, niveli kulturor apo arsimor e bëri të kalonte në krahun tjetër e të kthehej në kriminel, ishte inteligjent, i ftohtë, kishte intuit, planifikues…,” –  tha gazetari Artan Hoxha.

Admir Murataj ishte një njeri që nuk mund të kënaqej me aq pak dhe vendos të emigrojë drejt Greqisë, vend ku u bë pjesë e botës së krimit. Fillimisht, ai ka punuar në shtetin fqinj në ndërtim. Në këtë profesion të rëndë, që bënin shumica e emigrantëve, Admiri nuk e gjen veten.

Të ardhurat që siguronte nuk e kënaqnin një njeri me ambiciet e Admirit. Për pak kohë ai provoi edhe biznesin duke marrë me qira një market por pa sukses.

“Më ka rënë rasti të shkoja në Greqi, kur iku nga mësues, e kam gjetur në një shtëpi me kushtet, shpija zbuluar, edhe pikonte natën çatia, dhe e mbulonim” -tregon Can Murataj, vëllai i Admir Muratajt.

Për herë të parë, emri i Admir Muratajt përmendet nga mediat greke në 31 Dhjetor të vitit 2012.

E ashtuquajtura “banda me kallashnikovë” ku ai bënte pjesë, grabit me armë një karburant në fshatin Neo Monastiri Ftiotidas. Grupi ekzekuton rojën 45-vjeçar, vepër për të cilën policia greke akuzonte Muratajn.

“Banda e kallashnikovëve” kishte realizuar plot 9 grabitje në banka, banesa apo biznese të ndryshme me vlerë 2 milionë euro. Në disa raste, ky grup grabiste bankomatët duke përdorur lëndë shpërthyese.

Grupi zbulohet vetëm pak ditë pas vrasjes së rojës së karburantit, në Janar të vitit 2013.

“Grabitjet që kanë kryer në Greqi për kohë të gjatë i kanë bërë të fitojnë aftësi planifikimi, të jenë të aftë për të marë situata të tilla që tronditën opinion shqiptar” – tha Artan Hoxha, gazetar.

Ajo që i rriti reputacionin mes të fortëve Admirit, ishte arratia nga burgu i Trikalas në Greqi, më pak se 3 muaj nga dita e arrestimit. Ai së bashku me Ilir Kupën e bandës së babagjyshëve, Marjan Kolën dhe 9 shtetas të tjerë, prenë hekurat e qelive dhe dolën jashtë. Në perimetrin e jashtëm ata u ndihmuan nga disa persona që hapën zjarr dhe plagosën dy policë.

“Është krijuar një konflikt  jashtë burgut, për të spostuar vëmendjen e policisë greke, në anën tjetër pjestarët e grupit kanë thyer regjimin e brendshëm, e më pas largohen, pa i dhënë mundësi policisë ti ndalojë,”- tha Artan Hoxha.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: admir muratajmesueseu kthy në grabitës

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Në pranga disa shqiptarë, sekuestrohen 220 kg lëndë narkotike

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip