Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Profesori: AKU që kontrollon ushqimin për 1 milion shqiptarë ka vetëm 1 agronom

12:02 09/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gjok Vuksani, ngriti në “Dita Jonë” alarmin për mungesën e profesionistëve në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë. Ai tha se sot ka një uri të jashtëzakonshme për të rinj të profilizuar në veterinari dhe hortikulturë në bujqësinë shqiptare, por numri i studentëve që po përzgjedhin për të studiuar degë të tilla është shumë i ulët.

Vuksani e ilustroi problemin me disa shembuj, duke nënvizuar po ashtu se vendin e punës së studentëve që dalin nga UBT në agjenci si AKU, etj… e kanë zënë juristë apo teknikë që nuk mund të japin zgjidhje për probleme të sektorit të bujqësisë apo blegtorisë.

“Ne nuk është se kemi prodhim dhe nuk është cilësor. Ne po themi që kemi një uri të jashtëzakonshme të Bujqësisë shqiptare për hortikulturistë dhe veterinerë. Po ju jap një shembull: Në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për Tiranën që kontrollon ushqimin e gati 1 milionë shqiptarëve në Tiranë, në sektorin e mbrojtjes së bimëve dhe imputeve bujqësore, që duhet të jenë të gjithë agronomë, ka vetëm një agronom. Problemi është i tillë, sipas një studimi të 2022 te Agjencia e Pagesave të Industrisë së Bujqësisë që jep subvencionet, 64% e stafit të kësaj agjencie janë jashtë profilit. Thënë ndryshe ata i kanë zënë vendin e punës një studenti që ka mbarur tek unë apo te Ekonomiku në Tiranë. Në qoftë se je kontrollor për blegtorinë, duhet të jesh ose veteriner, ose zooteknik dhe duhet të kesh mbaruar bachelor-in dhe masterin. Vetëm ai është i zoti, ka aftësi që të përshkruajë me një akt kontrolli investimin. Por në vendin e tij mund të jetë një jurist, apo një teknolog që nuk ka aftësi profesionale për të bërë këtë punë. Ky është problemi kryesor, që ta kapim demin nga brirët”, tha Vuksani në “Dita Jonë”, në A2 CNN.

Profesori evidentoi edhe problemin e nepotizmit në punësimin e të rinjve, duke thënë se ata fillimisht duhet t’i shërbejnë një partie politike përpara se të jenë specialistë të denjë të një fushe të caktuar.

“Nuk ka meritokraci në vendin e punës. Një student që mbaron shkollën është më pak i prirur për t’u marrë në punë nëse nuk ka lidhje me një parti politike. Sidomos me partitë politike që janë në pushtet. Një student një specialist përveçse duhet të jetë specialist duhet t’i shërbejë edhe partisë politike, duhet të marrë vota që të punojë”, tha Vuksani në “Dita Jonë”, në A2 CNN

Etiketa: akuGjok VuksaniProfesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Të tjera

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën
Aktualitet

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Edi Rama ka një problem me gjyqësinë. Jo vetëm me SPAK-un që po heton anëtarë të qeverisë së tij, por...

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin
Aktualitet

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Rreth 60 familje në Baks-Rrjoll të Velipojës janë në protestë prej ditësh. Mbrojnë një tokë prej rreth 1.46 milionë metrash...

19:14 09/02/2026
Para
SPAK reagon ndaj mesazheve të dërguara Gazmend Bardhit: Mesazhe të manipuluara

SPAK reagon ndaj mesazheve të dërguara Gazmend Bardhit: Mesazhe të manipuluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

Presioni sistematik i Ramës kundër gjyqësorit: Disa sulme brenda njëzet e katër orëve, fushatë me mediat e kapura dhe gënjeshtrat për botën

19:19 09/02/2026
Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

Oligarkët që bashkojnë qeverinë dhe opozitën: Pse protestat në Shqipëri shtypen një nga një dhe askush nuk ngrihet për tjetrin

19:14 09/02/2026
Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

Lapsus në përkthim në Hagë: Jo 45 vite gjithsej, por 45 vite burg për secilin ish-komandant të UÇK-së

14:54 09/02/2026
BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

BE financon qendra të inteligjencës artificiale në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria me “Diellën” mbetet jashtë fondeve

14:22 09/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.