Skip to content
Politikë

Proda takon zyrtarin e ambasadës amerikane në Tiranë

· 1 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Ilir Proda takoi sot Shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Detyrë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Jonathan Ellis.

Drejtori Proda dhe Ellis kanë diskutuar për të bashkëpunuar bashkërisht me agjencitë ligjzbatuese amerikane, duke treguar profesionalizëm e besueshmëri.

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit, ishin në fokus të bisedës.

Nderkaq, Ellis uroi Drejtor Prodën për detyrën e vështirë që ka marrë përsipër dhe e siguroi për mbështetjen e SHBA-së për Policinë e Shtetit.