Skip to content
Të Gjitha

Prishet shtëpia e tretë në Shkozë, FNSH dhe policia rrethojnë zonën

· 1 min lexim

Inspetoriati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar ditë e sotme aksionin në zonën e Shkozës.

Siç raporton “Newsbomb”, në orët e para të mëngjesit është prishur edhe shtëpia e tretë.

Që prej mëngjesit në zonë ndodhen forca të shumta policie dhe FNSH-ja.

Ndërkohë ditën e djeshme u arrit të prishej vetëm një shtëpi, nga tre të planifikuarat.

Familjarët të cilëve iu prish shtëpia, deklarojnë se kishin nisur procesin e legalizimit që në 2006-ën.

Më tej ata shprehen se tashmë nuk kanë ku të shkojnë dhe do të qëndrojnë në qiell të hapur.

I pranishëm në Shkozë është edhe ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi.

Ky i fundit hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka asnjë lidhje me Europën.