Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Prezantohet linja me 20 autobusë hibridë, Veliaj: Sot është ditë historike!

12:59 26/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Bashkia e Tiranës ka prezantuar linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë. Plot 20 autobusët e parë “Go Green” mbërritën sot në sheshin “Nënë Tereza” dhe sipas Bashkisë së Tiranës, brenda muajit gusht do të futen në qarkullim.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Tiranës: “Sot hedhim një hap të paprecedentë dhe ndoshta jemi të parët në rajonin tonë me një flotë të gjelbër, diçka që kemi premtuar dhe më vjen mirë që e bëjmë realitet.

Është një proces i modernizimit të transportit publik të Tiranës, të nisur që nga koha e Edi Ramës, i lënë pezull 4 vite, dhe sot falë një pune titanike është bërë realitet . Për t’u dhënë një përgjigje atyre që thonë ka shumë trafik: 300 autobusë në Tiranë transportojnë 200 mijë qytetarë, ndërkohë që qyteti ka edhe 200 mijë makina. Imagjinoni pak sikur edhe këto 200 mijë që udhëtojnë me autobusë, të udhëtonin me makina! Atëherë do kishim problem me trafikun.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë: jep edhe ti kontributin tënd! Për sa kohë që duam të jetojmë në një qytet ku janë mundësitë, shkollat, duam të jetojmë në qytetin më të pasur të Republikës së Shqipërisë, qytetin ku ka art, ku ka kulturë, rrjedhimisht marrim përsipër të dalim në 08:00 të mëngjesit për të shkuar në punë, bashkë me 200 mijë të tjerë. Por është zgjedhje personale që për distanca të vogla, dikush merr vendimin të ecë në këmbë ose të marrë autobusin, apo të përdorë biçikletën. Sot jemi në një situatë që ndotja është bërë temë kryesore. Nuk ishte kështu dikur. Por teksa pamë çfarë ndodh kur ka thatësirë, me përmbytjet, tërmetet, pandeminë, teksa pamë çfarë ndodhi edhe në Gjermani, kjo linjë sot është edhe një lloj paqeje që kemi me natyrën.

Jemi në të njëjtin hap me shumë qytete të Suedisë dhe shumë përpara disa qyteteve të Ballkanit, por duhet ta ruajmë këtë ambicie deri në fund. Sot kemi flotën e parë elektrike, por janë 6 apo 7 kompani që 50% të mjeteve i kanë elektrike. Nëse vijojmë në këtë drejtim, besoj se do të kemi qytetin me 100% taksi elektrike. Në të gjithë itinerarin e 13.2 km kemi zero ndotje të prodhuar si nga këta autobusë, ashtu edhe nga taksitë elektrike të Tiranës, apo flota elektrike e Policisë Bashkiake. Më vjen mirë që shoh gjithnjë e më shumë kompani, banka, kompani pijesh, që po e transformojnë flotën e tyre në elektrike,” u shpreh Veliaj.

Etiketa: autobusetVeliaj

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para
“Tokyo 2020”, Nora Gjakova e jashtëzakonshme i dhuron Kosovës një tjetër medalje të artë

“Tokyo 2020”, Nora Gjakova e jashtëzakonshme i dhuron Kosovës një tjetër medalje të artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.