Skip to content
Rajoni

Prezantohen emrat/ Këta do të jenë ministrat e qeverisë ‘Kurti 2’

· 2 min lexim

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për konstituimin e qeverisë të re, ndërsa kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar edhe emrat që do të jenë pjesë e kabinetit ministror. Besnik Bislimi do të mbajë postin e zv/kryeministrit të parë, ndërsa Donika Gërvalla do të jetë zv/kryeministre e dytë e njëkohësisht edhe Ministre e Punëve të Jashtme.

Arben Vitia do të mbajë sërish postin e Ministrit të Shëndetësisë, po ashtu edhe Xhelal Sveçla sërish do të ejtë ministër i Brendshëm. Albulena Haxhiu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Armend Mehaj do të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria ‘Kurti 2’:

Zëvendëskryeministër i parë – Besnik Bislimi,

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme – Donika Gërvalla,

Zëvendëskryeministre e tretë – Emilia Rexhepi

Ministrinë e Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla,

Ministrinë e Arsimit – Arbërie Nagavci,

Ministrinë e Shëndetësisë – Arben Vitia,

Ministrinë e Bujqësisë – Faton Peci,

Ministrisë e Kulturës – Hajrullah Çeku,

Ministrinë e Drejtësisë – Albulena Haxhiu,

Ministrinë e Financave – Hekuran Murati,

Ministrinë e Tregtisë – Rozeta Hajdari,

Ministrinë e Mjedisit – Liburn Aliu,

Ministrinë e Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi,

Ministrinë e Mbrojtjes – Armend Mehaj,

Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli,

Ministria për Zhvillim Rajonal-Fikrim Damka,

Ministria për Komunitete dhe Kthim – Goran Rakiç

Në total janë 15 ministra nga të cilët  8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mes tyre 5 janë ministre gra