“Presidentin e ri do ta zgjedhim bashkë me opozitën”, Balla tregon si do të veprohet nëse nuk shkarkohet Meta

Taulant Balla ka treguar se çfarë do të bëjë Partia Socialiste, nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos deri në shtator për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në një prononcim për mediat ai u pyet në qoftë se Partia Socialiste do t’i betojë ministrat e rinj dhe kryeministrin në Presidencë , Balla deklaroi se Presidenti është i detyruar të thërrasë seancën e parë plenare në fund të muajit gusht, dhe nëse nuk e bën një gjë të tillë brenda afatit të përcaktuar, Kuvendi do të mblidhet më 9 shtator për të vijuar të gjitha procedurat. Gjithashtu ai ka ripërsëritur edhe një herë që presidentin do ta zgjedhin së bashku me opozitën.
Vendimi i GJK për dekretimin e ministrave?
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretet ishte shumë i qartë që në këtë ndërthurje është Kuvendi që duhet të shprehet për dekret dhe ka çliruar cdo lloj ngërçi, institucionesh, e drejtë ekskluzive e kryeministrit, presidenti mund të certifikojë, në fund është Kuvendi ai që vendos.
A do dekretojë qeverinë e re te Meta?
Presidenti i Republikës në fund të muajit gusht është i detyruar të thirrë seancën e parë të kuvendit, nëse nuk e bën, Kuvendi vetmblidhet, i bie rreth datës 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit dhe e treta është votimi i përbërjes së Këshillit të ri të ministrave dhe programit, PS po vazhdon procesin e vet të përgatitjes për këtë mandat të ri qeverisës, ne do të thirrim Asamblenë Kombëtare dhe Kongresi ku do miratojmë programin qeverisë.
A ka mazhoranca një emër të ri për presidentin?
Rama ka qenë shumë i qartë, e nevojshme është që PS nuk e ka nisur shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj, por iniciativa për shkarkimin e presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe natyra për zgjedhjen e presidentit të ri do kërkojë kohën e ve dhe pse jo të mos jetë një paketë e rëndësishme me bashkëpunimin e me opozitën.