Skip to content
Politikë

Presidenti Zelensky flet nesër në Kuvendin e Shqipërisë, çfarë pritet

· 2 min lexim

Aashtu siç është e bërë e ditur disa ditë më parë, ditën e nesërme, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pritet të flasë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka firmosur urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme. Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 11:00 dhe Zelelenky do të flasë nëpërmjet platformës Zoom.

Sipas urdhrit të Nikollës, Sekretari i Përgjithshëm ngarkohet për marrjen e masave për realizimin e infrastrukturës së nevojshme për realizimin e lidhjes direkte me presidentin e Ukrainës.

Javët e shkuara presideni i Ukrainës Volodimir Zelensky ka qenë dhënë disa mesazhe përmes video call në disa parlamente europiane.Shqipëria, aleate e NATO-s është pozicionuar në krah të Ukrainës, duke dënuar agresionin rus dhe duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Adresimi në Kuvendin e Shqipërisë vjen pas telefonatës që Zelensky i ka bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në javët e para të luftës në Ukrainë për t’iu falënderuar këtij të fundit për përkrahjen dhe kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës.

Shqipëria është rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në mbështetjen e Ukrainës, duke bashkëvepruar me aleatët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe duke kontribuar në koordinimin politik në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta dënuar pushtimin rus, shkruan REL.

 

Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë përkrahur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon sulmin rus në Ukrainë dhe së fundi kanë nisur iniciativë për dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës përmes OKB-së në këtë konflikt.