Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” Kastriot Çaushin

19:03 27/05/2020
Reading Time: 4 min lexim

Presidenti i Republikës ka vlerësuar ditën e sotme me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi, “Për kontributin e shquar në artin skenik dhe në kinematografinë shqiptare, si dhe për edukimin artistik të shumë brezave artistësh të rinj. I dalluar për nivelin e lartë të interpretimit me profesionalizëm në saje të talentit të tij të veçantë e të spikatur, në krijimin e personazheve të arritur artistikisht dhe të paharruar për publikun shqiptar”.

Ceremonia u zhvillua ditën e sotme në ambjentet e Presidencës.

‘Më jepni një krehër’ mbetet një nga momentet më ikonike të kinematografisë shqiptare, por edhe më prekëse për publikun shqiptar, por edhe shumë interpretime të tjera të tij në filmat ‘Apasionata,’ ‘Shirat e Vjeshtës’, ‘Nusja dhe Shtetrrehtimi, ‘Liri a Vdekje’ ‘Qortimet e Vjeshtës’ e shumë filma të tjerë të cilët në Shqipërinë e viteve 80-të frymëzuan brezat e asaj kohe mbi artin e vërtetë, dhe shërbyen si shtysë për shumë të rinj e të reja të ndiqnin rrugën e aktrimit apo artit skenik.


Në repertorin e tij të pasur shquhen edhe interpretimet teatrale në Teatrin Skampa, Teatrin Kombëtar, dhe Teatrin e Akademisë së Arteve, me role të rëndësishme, përfshirë edhe ato shekspiriane, si në kryeveprat ‘Romeo dhe Zhulieta’ dhe ‘Rikardi i Tretë’.

Profesor Çaushi është i njohur nga publiku shqiptar edhe si prezantues artistik, bashkautor librash mbi aktrimin, dhe prej shumë dekadash ka kontribuar në kultivimin e aktorëve të rinj si pedagog në Akademinë e Arteve, Dekan në Fakultetin e Artit Skenik dhe Rektor në Universitetin e Arteve, një institucion i arsimit të lartë të cilin ai e ka drejtuar me shumë sukses dhe profesionalizëm.

NJOFTIMI I PRESIDENCËS

“Presidenti Meta vlerëson me titullin “Mjeshtër i Madh”, aktorin e shquar, Profesor Kastriot Çaushi 27 maj 2020 Presidenti i Republikës vlerësoi sot me Titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin e shquar Kastriot Çaushi, i cili ka portretizuar në filmin shqiptar, veç shumë e shumë personazhesh të tjerë historikë, edhe Heroin e Popullit Vasil Laçi, “Për kontributin e shquar në artin skenik dhe në kinematografinë shqiptare, si dhe për edukimin artistik të shumë brezave artistësh të rinj. I dalluar për nivelin e lartë të interpretimit me profesionalizëm në saje të talentit të tij të veçantë e të spikatur, në krijimin e personazheve të arritur artistikisht dhe të paharruar për publikun shqiptar”. Në ceremoninë solemne të organizuar në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit theksoi se:“Kam nderin të dekoroj me titullin Mjeshtër i Madh, një personalitet të shquar të kinematografisë shqiptare, Profesor Kastriot Çaushi, ai i cili e portretizoi më së miri figurën e Vasil Laçit, këtij Heroi të Popullit, në filmin ‘Plumba Perandorit’ të regjisorit të shquar Mevlan Shanaj. ‘Më jepni një krehër’ mbetet një nga momentet më ikonike të kinematografisë shqiptare, por edhe më prekëse për publikun shqiptar. Sikurse edhe shumë interpretime të tjera të tij në filmat ‘Apasionata,’ ‘Shirat e Vjeshtës’, ‘Nusja dhe Shtetrrehtimi, ‘Liri a Vdekje’ ‘Qortimet e Vjeshtës’ e shumë filma të tjerë të cilët në Shqipërinë e viteve 80-të frymëzuan brezat e asaj kohe mbi artin e vërtetë, dhe shërbyen si shtysë për shumë të rinj e të reja të ndiqnin rrugën e aktrimit apo artit skenik. Profesor Kastriot Çaushi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin, kinematografinë dhe dramaturgjinë shqiptare. Në repertorin e tij të pasur shquhen edhe interpretimet teatrale në Teatrin Skampa, Teatrin Kombëtar, dhe Teatrin e Akademisë së Arteve, me role të rëndësishme, përfshirë edhe ato shekspiriane, si në kryeveprat ‘Romeo dhe Zhulieta’ dhe ‘Rikardi i Tretë’. Profesor Çaushi është i njohur nga publiku shqiptar edhe si prezantues artistik, bashkautor librash mbi aktrimin, dhe prej shumë dekadash ka kontribuar në kultivimin e aktorëve të rinj si pedagog në Akademinë e Arteve, Dekan në Fakultetin e Artit Skenik dhe Rektor në Universitetin e Arteve, një institucion i arsimit të lartë të cilin ai e ka drejtuar me shumë sukses dhe profesionalizëm.” Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh: “Krijimi i një marrëdhënie të ngushtë me audiencën është zemra e aktrimit. Kastriot Çaushi ka prekur ndër vite zemrat e shqiptarëve përmes roleve të tij të mrekullueshme, të cilat jo vetëm kanë treguar një mjeshtëri të madhe artistike por kanë transmetuar edhe mesazhe vlerash shoqërore, patriotizmi dhe virtytesh njerëzore, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me audiencën e disa brezave dhe duke e bërë atë një prej aktorëve më të dashur dhe më popullorë për shqiptarët. Kinematografia dhe teatri shqiptar kanë nxjerrë ndër vite aktorë të shquar të cilët ia kushtuan jetën tyre artit dhe publikut. Ne nderojmë e kujtojmë të gjithë artistët, aktorët dhe regjisorët shqiptarë ndër vite, të cilët janë një pasuri e vërtetë dhe e çmuar kombëtare. I kujtojmë të gjithë ata, sot më shumë se sa kurrë, pasi gjatë këtyre viteve, e sidomos ditëve të fundit, janë parë nga një audiencë jo vetëm shqiptare, duke përjetuar një dramë të vërtetë që ka tronditur të gjithë opinionin ndërkombëtar. Protagonistë realë të një tragjedie, indiferentizmi dhe përçmimi për fat të keq nga institucionet – të dhunuar në bulevard apo të shoqëruar me pranga në rajonet e Policisë. ‘Vlerësimi universal i artit u përket atyre vendeve dhe atyre epokave që nuk sundohen nga materializmi,’ – ka thënë një personalitet i shquar, ndaj edhe sot artistët, aktorët, regjisorët, meritojnë respekt dhe vëmendje maksimale pasi ata janë shpirti dhe talenti i shoqërisë sonë. MQytetet e Shqipërisë duhet të kenë më shumë teatro dhe kinema, dhe jo të shkatërrohen edhe ato pak që kemi trashëguar, sepse shoqëria jonë ka një nevojë të madhe për tempuj kulture, që ushqejnë, edukojnë dhe frymëzojnë rininë shqiptare të ndjekë rrugën dhe misionin e artit dhe të njohë trashëgiminë tonë kulturore dhe kombëtare. Që të rinj e të reja të ecin në gjurmët e artistëve dhe aktorëve të mëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare, si Mjeshtri i Madh Kastriot Çaushi dhe një numër i madh personalitetesh të tjera të shquara të kësaj fushe, për të cilët ne do krenohemi gjithmonë, e që do mbeten të paharruar në zemrat dhe kujtimet e të gjithë shqiptarëve.”

 

Të tjera

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm
Aktualitet

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku papunësia godet më fort individët me arsim të ulët, Shqipëria përbën...

17:05 25/08/2025
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi
Aktualitet

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Tragjedia e rëndë në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”, ka marrë përmasa të tmerrshme. Mbrëmjen e...

12:58 25/08/2025
Para

Basha tjetër takim të papritur: Hap zyrën për Kryemadhin dhe Vasilin, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

Shqipëria, përjashtim në rajon: Papunësia më e lartë tek individët me arsim të mesëm

17:05 25/08/2025
Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

Me shpejtësi dhe i dehur, si 23-vjeçari përplasi përballë dy motrat në Sarandë! Vajzat lanë pas vëllain e vogël me leuçemi

12:58 25/08/2025
Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

Skandal në Himarë: Shpella e Odiseut betonizohet dhe shndërrohet në lavazh

12:14 25/08/2025
Horoskopi sot, 13 maj 2023

Horoskopi: 25 gusht 2025

09:56 25/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.