Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presidenti kërkoi arrestimin, reagon gazetari Doçi: Në burg, ai që gënjen!

22:56 28/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti Meta me anën e këshilltarit Tedi Blushi kërkoi dje arrestimin e gazetarit Adriatik Doçi, pas dëshmisë së tij në Komisionin e Sigurisë mbi skandalin e nënshtetësive.

“Sot le të flasin faktet! Kush gënjen të shkojë në burg. Në çdo vend normal të planetit, prokuroria do kishte nisur një hetim kryesisht. Në Shqipërinë tonë, i denoncuari me fakte kërkon arrestimin e denoncuesit! Ç’paradoks”, shprehet vetë Doçi në një postim të bërë në mëngjes në faqen e tij në Facebook.

Kërcënimi

Në reagimin e zëdhënësit të Presidencës ,Tedi Blushi  bëhej thirrje për arrestimin e gazetarit. “I bëjmë THIRRJE PUBLIKE DHE I NXISIM me forcë të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë, në Shqipëri dhe në Kosovë, të reagojnë MENJËHERË, për të izoluar, nisur menjëherë hetimet dhe për të vendosur PARA PËRGJEGJËSISË PENALE KryeDoçin e Malavitës dhe të “Rilindjes”, për të gjitha këto shpifje të ndyra dhe ordinere që meritojnë përgjigje të menjëhershme ligjore, për më tepër të bëra sot para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare”, shkruan Tedi Blushi në një postim të bërë një ditë më parë dhe të shpërndarë nga Presidenca.

“…të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të!… DREJTËSISË NUK DO T’I SHPËTOJË ASKUSH QË KONSUMON VEPRA PENALE! PËR KËTË TË JENË TË QARTË TË GJITHË! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Gazetari: “Jam bërë objekt sulmi”

Gazetari Doçi në replikën e tij ndaj Presidencës shkruan se “Prej disa ditësh jam bërë objekt i një sulmi nën brez nga zyra e Presidentit të Republikës, institucion i cili paguhet me taksat tona. Nuk ka dyshime se shkak i tentativës për shantazh është bërë një investigim i pasqyruar në Shqiptarja.com dhe Report.tv mbi prapaskenat e dhënies së nënshtetësive nga Presidenti Ilir Meta”.  Sipas Doçit, që citon burime të besueshme, një nënshtetësi është shitur nga 15-50 mijë euro, ndërsa ato familjare dhe fisnore deri në 500 mijë euro, por kjo mbetet për t’u provuar.

E faktuar deri tani është se gjatë tre viteve, Ilir Meta ka lëshuar mbi 850 nënshtetësi të veçanta dhe në shmangie të ligjit, nga të cilat 419 për llogari të bllokut të tij, nën kamuflimin e “interesit kombëtar”.

“Sulmi i Presidentit Ilir Meta nuk është mesazh për mua, por për gazetarët e tjerë në Shqipëri, që të mos guxojnë të investigojnë rreth veprimtarisë së tij 30-vjeçare, shënjuar nga një mozaik skandalesh të rënda.

Është një mesazh kërcënues edhe për anëtarët e SPAK, që të mos i hapin dosjen e pasurisë, ku ka pastruar miliona euro para të pista”, deklaron gazetari.

Dëshmia në Komisionin e Sigurisë

Në Komisionin e Sigurisë, Adriatik Doçi ka deklaruar se ka pasur ndërhyrje të papërshtatshme për të mos vijuar më tej me publikimin.

“Presidenca është marrë personalisht me mua dhe familjen time”, deklaron Doçi.

“Investigimin e kam nisur rastësisht. Ka qenë këmbëngulja e presidentit për kundërshtimin e ligjit të ri të nënshtetësisë, që më bëri të dyshoj. Indicia e dytë ishte mungesa e botimit të dekreteve të presidencës. Mungonin dekretet për dhënien e nënshtetësisë. Këto më shtynë të bëj kërkime për këto nënshtetësi. Në 3 vite u dhanë 854 nënshtetësi të veçanta në emër të interesit kombëtar. Në 10 vite nënshtetësi të tilla janë dhënë 350 nga presidentë të mëparshëm. Diferenca është shumë e madhe”, sqaron Doçi.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: Gazetari DoçiMetaNenshtetesia

Të lidhura

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike
Kryesore

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Në protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”, mes pjesëmarrësve u vu re edhe Alma...

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një raport fillestar mbi pjesëmarrjen dhe rezultatet e procesit të votimit, duke u bazuar...

18:36 16/05/2025
Para

Dibër/ Tre minatorë humbin në puset e galerive të minierës së Balgjajt. Sendet personale i’u gjetën në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike

18:57 16/05/2025
KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.