Presidenti grek kërcënon hapur: S’jemi kundër Shqipërisë në BE, por hiqni dorë nga çështja çame
Nëse duam që të kemi “miqësi” me Greqinë, ne duhet të heqim dorë nga pretendimet për çamët dhe kjo ka qenë një deklaratë e drejtpërdrejtë për vendin tonë.
Ky ka qenë një mesazh i qartë për Shqipërinë i ardhur nga Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.
Pavlopulos nuk u kursye gjithashtu të thoshte se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në BE, mirëpo për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.
“Greqia nuk është kundër perspektivës evropiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.
Megjithatë nuk e dimë se cilës histori i referohet presidenti grek, por një gjë mbetet e qartë, për ta çështja çame nuk duhet të hapet më prej nesh, se ndryshe na kërcënohet integrimi në BE.