Skip to content
Të Gjitha

Preku vajzën në të pasme gjatë orarit të shërbimit, shkarkohet efektivi i policisë

· 1 min lexim

Policia e Shtetit ka shkarkuar nga detyra efektivin M.K., i cili u bë protagonist i një ngjarje të pahijshme pasditen e djeshme.

Personazhe të videos që u bë virale në rrjet ishin në vajzë dhe një patrullë policie.

Vajza afrohet pranë mjetit dhe ndërsa bisedon me efektivët, zgjat dorën brenda makinës.

Në veprim e sipër, njëri nga policët nis ta përkëdhelë të renë në të pasme.

Vajza largohet për një moment, por afrohet sërish, duke u ngacmuar me duar me efektivët që ndodheshin brenda në makinë.

Pavarësisht marrëdhënies që mund të kenë personazhet e videos, ky veprim është i pahijshëm për një efektiv policie, gjatë kohës kur është në shërbim, pasi paguhet nga taksat e qytetarëve për të ruajtur rendin dhe sigurinë.