Përmbytjet e mëdha që kanë kapluar Europën kanë sjellë që të përmbytet dhe ndërtesa historike e Parlamentit në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, shihet se lumi Danub që kalon nëpër Budapest ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur hyrjen e ndërtesës historike të Parlamentit hungarez.Shkalla e prurjes së lumit Danub i cili ka vërshuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, pritet të arrijë nesër në nivelin më të lartë. Lumi Danub ka vërshuar si pasojë e reshjeve intensive që janë efektive edhe në kryeqytetin e Sllovakisë, Bratislavë. Ndërsa në përmbytjen që ndodhi si pasojë e vërshimit të lumit Nysa Klodzka në jug të Polonisë, forcat e sigurisë kanë evakuuar qytetarët në qytezën Lewin Brzeski.Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe evakuimit vazhdojnë në Austri dhe Çeki, ku përmbytjet janë efektive.Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Rumani, Çeki, Poloni, Austri, Hungari, Sllovaki dhe Itali është rritur në 23.
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...








