Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tenderi korruptiv që solli katastrofën mjedisore në Manzë dhe ktheu Durrësin në “kosh mbeturinash”!

17:24 08/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Pak ditë më parë në media, u denoncuan rastet kur koshat e plehrave në Durrës nuk ishin prekur me dorë për disa ditë me radhë nga punonjësit e Bashkisë.

Mbyllja e vend-depozitimit të Porto Romanos, ka bërë që mbetjet e Bashkisë Durrës të dërgohen në Manzë për djegien e mbeturinave.

Mesa duket Bashkia ka gjetur këtë zgjidhje si të vetmen zgjidhje për të pastruar koshat e mbeturinave dhe ambientet pranë tyre, duke i çuar në Manzë për t’i djegur.

Plehrat janë hedhur pranë qendrave të banuara, duke “helmuar” ajrin e banorëve të zonës mbrëmjen e djeshme, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.

Pas zhurmës së shkaktuar dhe rezistencës së banorëve, autoritetet kanë gjetur mënyrën e duhur për t’i shpëtuar skandalit dhe jo për të zgjedhur problemin që shqetëson banorët, dhe tashmë po bëhet dhe groposja e mbeturinave pas djegies së tyre.

Me mjete të rënda kanë gërmuar kodrën dhe të gjithë dheun e nxjerrë prej saj e kanë përdorur për të mbuluar plehrat, e jo vetëm që nuk është zgjidhur asnjë problem, por është shtuar dhe një tjetër: Gërryerja e kodrës.

Veprimet e paprecedenta që çuan në këto skandale dhe kontratat spekulative

Në 2018 ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u shfaq bashkë me ministrin e Turizmit Blendi Klosi në Porto Romano ku deklaruan se brenda vitit 2019, ky kantier do të mbyllej, për t’u kthyer në një hapësirë me parqe.

Por, landfilli nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019 dhe vetëm një muaj para tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, bëri fitues të tenderit 15 milionë euro për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl” në muaj tetor të vitit 2019.

Fituesit e tenderit ishin kompanitë “Victoria Investment International” e regjistruar në Kosovë, pjesë e “Victoria Invest”, e regjistruar në Shqipëri nga biznesmeni elbasanlli, Fatmir Kuçi, dhe “De Mare” srl, një kompani me qendër në Itali dhe që ka regjistruar në Shqipëri “De Mare-Albania”, si degë e huaj e saj.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vlera e tenderit ishte parashikuar 1.68 miliardë lekë (të reja) pa TVSH, një vlerë e përafërt me 15 milionë euro.

Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik, duke mos publikuar asnjë informacion për kompanitë pjesëmarrëse në tender.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime më pas e rishpalli procedurën e prokurimit publik, duke ndjekur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Tashmë çështja ka kaluar në dorë të SPAK, pasi ka dyshime të forta sipas Prokurorisë së Posaçme, se tenderi është i paracaktuar, është zhvilluar pa garë, por me procedurë prokurimi me negocim, pa shpallje paraprake.

Kështu, për shkak të një tenderi korruptiv banorët e Manzës janë detyruar të thithin dioksid karboni në vend të oksigjenit përgjatë gjithë kësaj kohe.

Të tjera

SPAK-u kërkon prangat, Balluku sfidon hetimin dhe firmos 4 tendera 90 mln euro
Aktualitet

SPAK-u kërkon prangat, Balluku sfidon hetimin dhe firmos 4 tendera 90 mln euro

SPAK ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërkohë në institucionet...

13:59 05/01/2026
Burgjet rrëzojnë alibinë e Veliajt për GJKKO, zbardhet refuzimi për t’u transferuar
Aktualitet

Burgjet rrëzojnë alibinë e Veliajt për GJKKO, zbardhet refuzimi për t’u transferuar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet për orarin e transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj drejt Gjykata e...

13:36 05/01/2026
Para

Shkundet Tirana, ndjehen lëkundje të forta tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK-u kërkon prangat, Balluku sfidon hetimin dhe firmos 4 tendera 90 mln euro

SPAK-u kërkon prangat, Balluku sfidon hetimin dhe firmos 4 tendera 90 mln euro

13:59 05/01/2026
Burgjet rrëzojnë alibinë e Veliajt për GJKKO, zbardhet refuzimi për t’u transferuar

Burgjet rrëzojnë alibinë e Veliajt për GJKKO, zbardhet refuzimi për t’u transferuar

13:36 05/01/2026
Crans-Montana, tragjedia me 47 viktima: Menaxheri i klubit me të shkuar kriminale ofron bashkëpunim, identifikohen 16 viktimat e fundit

Crans-Montana, tragjedia me 47 viktima: Menaxheri i klubit me të shkuar kriminale ofron bashkëpunim, identifikohen 16 viktimat e fundit

11:04 05/01/2026
“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

12:51 04/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.