Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Porositi vrasjen e gruas, përfundon ekzaminimi psikiatrik për Naim Murselin

10:50 11/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sipas raportit të siguruar nga gazeta KOHA, Murseli rezulton të mos ketë asnjë çrregullim apo sëmundje mendore, as të përkohshme dhe as të përhershme.

Në dokument thuhet se gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar probleme mendore, dëmtime njohëse, abuzim me substanca psikoaktive apo me alkool.

Gjithashtu, ekspertët nuk kanë gjetur asnjë shenjë që sugjeron se në momentin e kryerjes së veprës penale Murseli ka qenë në gjendje të kufizuar mendore. Përkundrazi, vlerësimi ka vërtetuar se ai ishte i vetëdijshëm, me kapacitet të plotë për të kuptuar rëndësinë e veprës dhe për të kontrolluar sjelljen e tij.

Raporti konstaton se Murseli është në gjendje të përballet me procesin gjyqësor, të kuptojë akuzat dhe të bashkëpunojë me mbrojtësit e tij.

Përshkrimi i gjendjes aktuale psikike të Murselit tregon një profil të qëndrueshëm: i qetë psikomotorikisht, bashkëpunues, me komunikim verbal të qartë dhe rrjedhshëm.

Nuk vërehen devijime në perceptim apo në të menduar, ndërsa funksionet njohëse dhe memoria janë të ruajtura. Sipas vlerësimit, ai është i vetëdijshëm për situatën ku ndodhet, mohon mendime vetëvrasëse apo të dhunshme dhe përdor mekanizma psikologjikë të mbrojtjes si shmangia dhe mohimi.

Kërkesa për ekzaminim ishte paraqitur nga avokatët e tij, të cilët pretendonin se klienti i tyre kishte shfaqur shenja të paqëndrueshmërisë mendore.

Naim Murseli po gjykohet për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij më 29 nëntor 2023, një ngjarje që fillimisht u raportua si grabitje e armatosur në Prishtinë.

Por hetimet zbuluan se pas skenarit fshihej një plan i mirëorganizuar për vrasje, me qëllim përfitimin nga një sigurim jetësor në Suedi në vlerë rreth 260 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Murseli kishte bashkëpunuar me nipin e tij, Kushtrim Kokalla, dhe me Granit Plavën, të cilit i kishte premtuar 30 mijë euro për të kryer ekzekutimin. Armën e kishte blerë për 280 euro nga Tom Dodaj, i cili tashmë është dënuar me 5 vite burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh, pasi e ka pranuar fajin.

Vrasja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Bërrnicë, ku Plava, i maskuar, qëlloi Liridonën në kokë ndërsa bashkëshorti i saj, Murseli, e pengoi të largohej.

Pas krimit, Murseli mori pjesë në ceremoninë mortore dhe priti ngushëllime, duke e paraqitur veten si viktimë.

Arma e përdorur në krim u gjet dy ditë më pas në banesën e Plavës. Ky i fundit, përveç akuzës për vrasje të rëndë, përballet edhe me akuza për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, nipi i Murselit, Kokalla, akuzohet për bashkëpunim në krim dhe për moskallëzim penal, pasi kishte dijeni për planin e vrasjes por nuk e kishte raportuar.

Etiketa: ekzaminimi psikiatrikNaim MurselinPorositi vrasjen e gruas

Të lidhura

Fshatari, rosa dhe turisti
Kryesore

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi Dervishi Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte falur me bujari të pa...

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin
Kryesore

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Aktori Liam Neeson e “bëri të njohur” Shqipërinë duke ndjekur Markon nga Tropoxha (Tropoja). Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin...

16:48 12/07/2025
Para
Parku Arkeologjik i Butrintit, i preferuari i turistëve, 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

Parku Arkeologjik i Butrintit, i preferuari i turistëve, 74% më shumë vizitorë se në vitin 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.