Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Polonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në kufi me Bjellorusinë, frikë nga fluksi i emigrantëve

16:25 02/09/2021
Reading Time: 2 min lexim

Presidenti i Polonisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në pjesë të dy rajoneve në kufi me Bjellorusinë, tha zëdhënësi i tij të enjten. Kjo është një lëvizje e paparë në historinë post-komuniste të vendit që pason një rritje të migrimit ilegal.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Presidentin Bjellorus Aleksandër Lukashenko për përdorimin e emigrantëve nga vende si Iraku dhe Afganistani si pjesë e një “lufte hibride” për të ushtruar presion mbi bllokun për shkak të sanksioneve që i ka vendosur Minskut.

Polonia është përpjekur të përmirësojë sigurinë përgjatë kufirit të saj duke ndërtuar një gardh dhe duke vendosur trupa.

“Situata në kufirin me Bjellorusinë është e vështirë dhe e rrezikshme. Sot, ne si Poloni, duke qenë përgjegjës për kufijtë tanë, por edhe për kufijtë e Bashkimit Evropian, duhet të marrim masa për të siguruar sigurinë e Polonisë dhe (BE)”, tha zëdhënësi presidencial Blazej Spychalski në një konferencë shtypi.

Roja kufitare polake tha të mërkurën se kishte pasur rreth 3.500 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin vetëm në gusht, 2,500 prej të cilave kishte arritur t’i pengonte.

Qeveria ka thënë gjithashtu se duhet të përgatitet për provokime që mund të ndodhin gjatë stërvitjeve ushtarake të organizuara nga ushtria ruse që do të mbahen në territorin rus dhe bjellorus pranë Polonisë nga 10 shtatori.

“Arsyeja e dytë për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë zonë janë stërvitjet ushtarake … që do të zhvillohen në kufirin tonë. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar”,  tha ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila do të kufizojë lëvizjen e njerëzve dhe do të ndalojë tubimet masive, do të zbatohet në një sipërfaqe prej 3 km përgjatë kufirit për 30 ditë.

OJQ -të kanë kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj çështjes dhe kanë thënë se Varshava duhet të sigurojë më shumë ndihmë humanitare për emigrantët e bllokuar në kufi.

Polonia thotë se emigrantët janë përgjegjësi e Bjellorusisë dhe ajo gjithashtu ka akuzuar Minskun për refuzimin e një kolone të ndihmës humanitare të destinuar për ta.

Etiketa: Bjellorusigjendje e jashtezakonshmekufiripoloni

Të lidhura

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim
Bota

Vrasja e profesorit që ka tronditur Greqinë, zbardhet roli i 2 shqiptarëve në krim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi, ku një grua greke dyshohet se ka bashkëpunuar me të...

12:55 17/07/2025
UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza
Bota

UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Një raport alarmues i paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga UNICEF ka zbuluar përmasat tragjike të dhunës ndaj...

09:41 17/07/2025
Para
Përfundojnë në prangat e Policisë tre persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Përfundojnë në prangat e Policisë tre persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner

Vdes tragjikisht në Itali rekordmeni i famshëm i hedhjes nga stratosfera, Felix Baumgartner

22:34 17/07/2025
“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

“Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?”Bardha sfidon Ramën pas debatit me inspektorin

19:59 17/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

19:44 17/07/2025
Aksident në Sarandë-Krane, inspektori humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga

Pushuesja suedeze paraqitet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës

19:23 17/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.