Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Politikani shqiptar në “Pandora Papers”, Sekretari i Grupit të PD-së ka një thirrje

16:41 05/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Arbri Agolli ka reaguar së fundmi në lidhje me politikanin shqiptar që është i përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndjek paranë pasi sipas tij do arrij që të zbulojë “peshqit e mëdhenj. Sipas tij në Tiranë nuk është shumë e vështirë për t’u zbuluar, mjafton të ndjekësh kush ka makinat e shtrenjta, kush i blenë apartamentet me qindra mijëra euro në mes të kryeqytetit etj.

  “Nuk do shpikje për të gjetur politikanët shqiptarë, të lidhur ngushtësisht me krimin dhe drogën. Mjafton në Tiranë të ndiqet paraja, të ndiqen makinat e shtrenjta, kush i blen apartamentet me qindra mijëra euro në mes të Tiranës. Nuk ka vullnet, besoj unë.

PD, një nga elementët që ka në fokus, është presioni me mjete demokratike, që Prokuroria të investigojë dhe të vendosë para ligjit ata individë që në këto 30 vite kanë abuzuar me pronën publike, me të ardhurat që vijnë si rezultat i punës së shqiptarëve. Në këtë mënyrë, PD inkurajon Prokurorinë që të ndjekë paranë dhe pa diskutim që do të dalin ata që ambasadori Lu i cilësonte si ‘peshqit e mëdhenj’”, u shpreh Arbri Agolli në “Opinion”.

Ai ka  komentuar ndër të tjera edhe krizën energjetike në vendin tonë  dhe sipas tij është e pafalshme që kryeministri i vendit del e përhap panik tek qytetarët duke iu thënë se po vjen një valë e tretë e fatkeqësisë.

 “Është e pafalshme që një kryeministër të dalë e të krijojë panik, duke thënë se po vjen vala e tretë e fatkeqësisë. Nuk besoj që Shqipëria, me gjithë këto mundësi, të kalojë në një situatë të tillë. Edhe realiste të ishte, ka mënyra e mënyra për ta thënë. Nuk ka shqiptar, i varfër apo i varfër qoftë, që nuk do të ndjejë efektet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, sepse çdo sektor i shoqërisë sot është i prekur direkt nga energjia. Po ashtu, shqiptarët do të ndjenjë edhe efektin negativ të rritjes së çmimit të karburantit. Jemi koshientë që ka prirje të rriten çmimet në Evropë, por nuk ka asnjë akt nga qeveria jonë që të favorizojë biznesin shqiptar.

Jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi çmimin më të lartë të naftës. PD ka bërë publike disa nga masat, që i gjykon të nevojshme për t’u ndërmarrë në këtë moment, ku në thelb ngelet filozofia e PD për taksat e ulëta, duke ulur TVSH, taksën e karburantit, duke menaxhuar mirë sektorin e energjisë elektrike. Nga të dhënat e deritanishme është evident faktori i korrupsionit të lartë”, tha Agalliu.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: pandora paperspolitikanisekretarishqiptar

Të tjera

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta
Kryesore

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sot të refuzojë kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për...

12:39 13/08/2025
Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO
Kryesore

Kërkon lirimin nga qelia, sot zhvillohet seanca për Metën në GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të zhvillojë sot, në orën 10:00, seancën gjyqësore për shqyrtimin...

08:51 13/08/2025
Para
Policia nuk i fal shoferët e “pabindur”, ja sa persona kanë përfunduar në pranga

Policia nuk i fal shoferët e "pabindur", ja sa persona kanë përfunduar në pranga

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip